Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 106)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 106

مَنْ كَفَرَ بِاللَّهِ مِنْ بَعْدِ إِيمَانِهِ إِلَّا مَنْ أُكْرِهَ وَقَلْبُهُ مُطْمَئِنٌّ بِالْإِيمَانِ وَلَٰكِنْ مَنْ شَرَحَ بِالْكُفْرِ صَدْرًا فَعَلَيْهِمْ غَضَبٌ مِنَ اللَّهِ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ 106 ١٠٦

Ai që mohon Perëndinë, pasi që pat besuar – përpos atij që është i detyruar me forcë (që të mohojë), por që zemra e tij është plot besim, (për të nuk ka mëkat) – por për ata që e hapin zemrën për mohim, për ta ka zemrim nga Perëndia dhe për ata ka dënim të madh, (106)

Tefsiri

Ai që e mohon Allahun pasi ka besuar në Të - përveç atij që dhunohet

(për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht në besim - dhe ia hap gjoksin mosbesimit, mbi të do të bjerë zemërimi i Allahut dhe do të ketë një dënim të madh. -

Ajeti flet për gjendjen e shëmtuar të atyre që e mohuan Allahun pas kishin besuar njëherë. Ata u verbuan, pasi e kishin parë qartë të vërtetën. Ata iu kthyen humbjes e shkatërrimit, pasi kishin gjetur udhën e drejtë. Ata të mjerë i hapën zemrën mohimit dhe u kënaqën e gjetën prehje me të. Ata do të goditen nga zemërimi i Allahut, që është Mëshirëploti, por që kur zemërohet, asgjë nuk mund ta ndalë zemërimin e Tij. Nëse zemërohet Mëshirëploti me dikë, çdo gjë dhe çdokush tjetër zemërohet me atë të mjerë. Allahu thotë: “...mbi të do të bjerë zemërimi i Allahut dhe do të ketë një dënim të madh." Ky është një ndëshkim shumë i ashpër dhe i përjetshëm.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë