Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 109)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 109

لَا جَرَمَ أَنَّهُمْ فِي الْآخِرَةِ هُمُ الْخَاسِرُونَ 109 ١٠٩

S’ka dyshim se, ata, në botën tjetër do të jenë nga të humburit. (109)

Tefsiri

Është e vërtetë se në Botën Tjetër ata janë më të humburit. -

Ata e humbën dhe e shkatërruan veten, pasuritë dhe familjet e tyre për Ditën e Gjykimit. Atyre u ikën mirësitë e shumta e të përjetshme të Xhenetit sepse e zhytën veten në ndëshkimin e dhembshëm. Por, ndryshe do të ndodhë me ata që u detyruan me forcë për të mohuar Zotin me gojë, kur zemrat e tyre ishin të mbushura me besim. Këta njerëz nuk kanë asnjë gjynah nëse thonë fjalë mohuese, kur janë të detyruar dhe nën trysninë e kërcënimit. Kjo tregon se fjalët e thëna nën trysninë e kërcënimit dhe frikës janë të pavlefshme edhe në raste të tjera, si p.sh në rastin e deklarimit të divorcit, të çlirimit të robërve, shitblerjes e të çdo kontrate tjetër. Të gjitha këto deklarata të thëna nën trysninë e kërcënimit dhe frikës janë të pavlefshme ligjërisht. Duke qenë se njeriu nuk ndëshkohet nga Sheriati edhe në rastin kur thotë fjalë kufri, atëherë rastet e tjera më të vogla në peshë nuk kanë pse të merren parasysh.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë