Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
هُوَ الَّذِي أَنْزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً ۖ لَكُمْ مِنْهُ شَرَابٌ وَمِنْهُ شَجَرٌ فِيهِ تُسِيمُونَ
Ai lëshon ujët nga qielli, të cilin ju e pini, dhe me te rriten bimët, ku i kullotni (kafshët tuaja). (10)
Ai zbriti për ju ujë nga qielli. Prej tij keni për të pirë dhe prej tij ujitet bimësia, ku kullotni bagëtinë. Me atë
(shiun)mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, vreshtat dhe nga të gjitha llojet e frutave. Në të gjitha këto ka Argumente për njerëzit që meditojnë. -Këto argumente vlejnë për ata që meditojnë thellë rreth tyre dhe kuptojnë pushtetin e plotë të Allahut të Lartësuar. Me mëshirën dhe fuqinë e Tij, Zoti zbret ujë nga retë. Me këtë ujë shuajnë etjen njerëzit dhe kafshët e tyre. Po me këtë ujë, njerëzit vaditin të mbjellat e tyre, prej të cilave marrin shumë prodhime.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë