Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 115)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 115

إِنَّمَا حَرَّمَ عَلَيْكُمُ الْمَيْتَةَ وَالدَّمَ وَلَحْمَ الْخِنْزِيرِ وَمَا أُهِلَّ لِغَيْرِ اللَّهِ بِهِ ۖ فَمَنِ اضْطُرَّ غَيْرَ بَاغٍ وَلَا عَادٍ فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ 115 ١١٥

Perëndia u ka ndaluar juve vetëm coftinë, gjakun, mishin e derrit deh atë që ësthë therrur në emër tjetër, e jo në emër të Perëndisë. Por, ata, që ngushtohen nga uria e madhe, mund t’i hanë ato, sa për të zhdukur krizën e urisë, e jo të kalojnë kufirin; me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues. (115)

Tefsiri

Ai jua ndaloi vetëm të ngordhurën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që nuk theret në emër të Allahut. -

Ai ju bëri të ndaluara veçse ato gjëra që janë të dëmshme, dhe kjo është shenjë kujdesi për ju. Tek “të ngordhurat” përfshihet çdo kafshë që nuk është therur me mënyrën e përcaktuar nga Sheriati. Këtu përjashtohen peshqit dhe karkalecat. Sa i përket gjakut, bëhet fjalë për gjakun e derdhur me forcë. Ndërsa gjaku që mbetet nëpër arterie dhe mish nuk është i dëmshëm. Mishi i derrit është bërë haram sepse është i pështirë dhe shumë i dëmshëm për organizmin. Kjo ndalesë përfshin mishin, dhjamin dhe të gjitha pjesët e derrit. Sa u përket kafshëve që nuk theren në emër të Allahut, këtu futen, për shembull, ato kafshë që theren në emër të idhujve, varreve, etj., sepse kjo është një vepër shirku. Pastaj Allahu i Gjithëmëshirshëm thotë:

Por, kush detyrohet

(t’i hajë)

pa bërë padrejtësi e pa e tepruar

(në ngrënie)

, Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë. -

Kështu, nëse jeni në një gjendje të tillë që rrezikoni vdekjen nëse nuk hani e pini ndonjë gjë nga këto të ndaluara, atëherë nuk është gjynah nëse i hani, por me kusht që të mos e kaloni kufirin e asaj që lejohet në këtë rast. Nëse do të ishte në kushte normale, besimtari kurrë nuk do të përdorte haramin. Por edhe kur është në kushte rreziku për jetën, ai nuk e kalon masën e domosdoshmërisë. Masa e domosdoshmërisë është aq sa të mos vdesësh, e jo për t’u ngopur. Më pas, i Madhëruari na porosit që të jemi të kujdesshëm:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë