Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 119)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 119

ثُمَّ إِنَّ رَبَّكَ لِلَّذِينَ عَمِلُوا السُّوءَ بِجَهَالَةٍ ثُمَّ تَابُوا مِنْ بَعْدِ ذَٰلِكَ وَأَصْلَحُوا إِنَّ رَبَّكَ مِنْ بَعْدِهَا لَغَفُورٌ رَحِيمٌ 119 ١١٩

Pastaj Zoti yt, atyre që kanë bërë keq nga padijenia, e që pastaj janë penduar dhe përmirësuar, - me të vërtetë, Zoti yt, pas kësaj, është falës dhe mëshirues. (119)

Tefsiri
Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirëplotë për të gjithë ata, të cilët, nga padituria, bëjnë punë të këqija e pastaj pendohen dhe përmirësohen

(duke bërë punë të mira). - Kjo është një thirrje e qartë, që Zoti ua drejton robërve të Tij për një pendim të sinqertë. Ajo është një ftesë e mrekullueshme, që ata të kthehen tek Ai të penduar e të përulur. Allahu i Madhëruar njofton se kushdo që bën një vepër të keqe, duke mos ditur përfundimin e saj të keq, ka këtë premtim të mrekullueshëm. Edhe kur njeriu e bën me vetëdije gjynahun, në zemrën e tij pakësohet dituria gjatë kohës kur e kryen atë vepër. Atëherë, nëse pas gjynahut, robi pendohet, duke ndier keqardhje për çfarë ka bërë dhe pastaj heq dorë nga ajo vepër dhe vijon të përmirësohet e të rregullojë punët e tij, atëherë Allahu ia mbulon dhe ia fal gjynahet. Ai e mëshiron dhe ia pranon keqardhjen dhe pendimin të sinqertit. Allahu e kthen të penduarin në të njëjtën gjendje si para se ta kryente gjynahun ose në gjendje edhe më të mirë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë