Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّمَا جُعِلَ السَّبْتُ عَلَى الَّذِينَ اخْتَلَفُوا فِيهِ ۚ وَإِنَّ رَبَّكَ لَيَحْكُمُ بَيْنَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فِيمَا كَانُوا فِيهِ يَخْتَلِفُونَ
(Kremtja) e ditës së shtunë, është urdhëruar për ata, të cilët janë përçarë për këtë. Dhe, me të vërtetë, Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Kijametit, për atë që nuk pajtoheshin ata. (124)
Rregulli i së shtunës
(Sabathit) iu bë detyrë vetëm atyre që ranë në kundërshtime. Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Gjykimit për çështjet që ata kundërshtoheshin. -Respektimi i sabathit, ose i rregullave të së shtunës, u bë detyrë për ata që kishin patur kundërshtime kundër profetëve të tyre dhe kishin humbur rrugën, domethënë, për judejtë, të cilët u shmangën nga e vërteta. Për shkak të kundërshtimeve ndaj urdhëresave, ata u privuan nga mirësia e ditës së xhuma dhe u ngarkuan me detyrimin e respektimit të së shtunës (sabathi). Megjithatë, nderimi dhe mirësia e vërtetë i takon ditës së xhuma, tek e cila Zoti drejtoi umetin e Muhamedit. Allahu i Madhëruar thotë: “Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Gjykimit për çështjet që ata kundërshtoheshin.” Ai do t'ua qartësojë atyre të vërtetën dhe ata do ta dallojnë qartë të drejtën nga e kota, atë që meriton shpërblim nga ajo që meriton ndëshkim.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë