Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 127)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 127

وَاصْبِرْ وَمَا صَبْرُكَ إِلَّا بِاللَّهِ ۚ وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَلَا تَكُ فِي ضَيْقٍ مِمَّا يَمْكُرُونَ 127 ١٢٧

Duro! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Perëndisë. Dhe, mos u pikëllo për ta, e mos u ngushto ti për shkak të dredhive të tyre, (127)

Tefsiri

Bëj durim dhe durimi yt të jetë vetëm për hir të Allahut! -

Është Allahu Ai që të ndihmon të jesh i vazhdueshëm e këmbëngulës në durim.

Mos u pikëllo për ata... -

Mos u trishto nëse i fton ata dhe nuk sheh reagim prej tyre ose kur nuk e pranojnë ftesën tënde! Ky trishtim nuk të ndihmon aspak në rrugën tënde.

Mos u pikëllo për ata e as mos u brengos për dredhitë e tyre! -

Mos u ngushto në shpirt dhe as mos u frikëso nga kurthet dhe intrigat që ata thurin. Kurthet dhe intrigat e tyre dëmtojnë veçse ata të mjerë, sepse ti je prej atyre që kanë takua (devotshmëri) dhe ihsan (grada më e lartë e besimit):

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë