Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَسَخَّرَ لَكُمُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ ۖ وَالنُّجُومُ مُسَخَّرَاتٌ بِأَمْرِهِ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَعْقِلُونَ
Ai ka bërë që ta shfrytëzoni ju natën dhe ditën dhe Diellin e Hënën. Edhe yjet i janë nënshtruar urdhërit të Tij. Me të vërtetë, në këto ka argumente për njerëzit që mendojnë. (12)
Ai i nënshtroi për ju natën dhe ditën, diellin dhe hënën. Edhe yjet janë nënshtruar me urdhrin e Tij. -
Allahu i Madhëruar i nënshtroi këto për të mirën tuaj. Ju keni nevojë të domosdoshme për këto mirësi. Gjatë natës, ju flini gjumë dhe rehatoheni, ndërsa gjatë ditës ju shpërndaheni në tokë, për të siguruar jetesën dhe mirësitë për fenë dhe për dynjanë tuaj. Prej diellit dhe hënës ju përfitoni ngrohje dhe dritë, prej të cilave rritet bimësia. Me nxehtësinë e diellit ju thani prodhimet, për t’i ruajtur gjatë. Dielli largon të ftohtin, që dëmton tokën dhe trupin. Dielli dhe hëna kanë shumë mirësi, që janë domosdoshmëri për jetën. Përveç kësaj, dielli dhe hëna, së bashku me yjet në qiell, janë zbukurim i qiellit dhe shërbejnë si orientues për udhëtarët në tokë dhe në det. Ato shërbejnë edhe për përcaktimin dhe llogaritjen e kohës. Me bukurinë, hijeshinë dhe rregullsinë e tyre në qiell, ato janë treguese për madhështinë, pushtetin, diturinë dhe urtësinë e Allahut të Madhëruar:Vërtet, në këto ka Argumente për njerëzit që mendojnë. -
Për ata që kanë logjikë, urtësi dhe mendje të kthjellët, që e përdorin për të medituar thellë. Zoti e pajisi njeriun me mendje, që ai të meditojë thellë për atë që sheh dhe dëgjon. Këtu, pra, nuk bëhet fjalë për të pavëmendshmit, të cilët shohin thjesht si kafshët, që nuk kanë logjikë për të medituar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë