Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 19)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 19

وَاللَّهُ يَعْلَمُ مَا تُسِرُّونَ وَمَا تُعْلِنُونَ 19 ١٩

Perëndia di atë që ju e fshihni, dhe atë që e shfaqni haptazi. (19)

Tefsiri

Allahu di gjithçka që ju e fshihni dhe gjithçka që ju e shfaqni haptazi. -

Mirësia e Allahut është e gjerë, Bamirësia e Tij është e pakufishme, dhe Falja e Tij është gjithëpërfshirëse. Po kështu është edhe dituria e Tij. Ai ka përfshirë gjithçka në diturinë e Tij. Ndërsa idhujt që adhurohen veç Tij, nuk janë të tillë. Ata janë të varfër, të dobët e të papushtetshëm.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë