Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 1)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 1

أَتَىٰ أَمْرُ اللَّهِ فَلَا تَسْتَعْجِلُوهُ ۚ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ 1 ١

Urdhëri i Perëndisë, do të arrijë, andaj mos e nxitoni ju atë! Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar nga ajo që i bëjnë shok Atij. (1)

Tefsiri
Duke na treguar se ajo që Ai na ka premtuar është shumë pranë dhe patjetër do të ndodhë, Allahu i Lartësuar thotë:Erdhi (është afruar)

urdhri i Allahut

(kijameti)

. Pra mos e kërkoni ngutjen e tij! -

Atij ka për t’i ardhur koha patjetër, dhe gjithçka që ka për të ndodhur është shumë afër. Juve mos t'ju duket aspak e largët ajo ditë.

I Pastër

(nga çdo mangësi)

dhe i Lartësuar është Ai në krahasim me atë

(idhujt)

që ata i shoqërojnë. -

Injorantët shpifin të pavërteta rreth Allahut të Lartësuar duke pretenduar se Ai ka partnerë që janë të barabartë në pushtetin dhe në krijimin e Tij. Ata shpifin dhe trillojnë se Zoti ka fëmijë dhe bashkëshorte. Ata gënjejnë duke thënë se ka ndonjë që është i barabartë me Allahun e Madhëruar në emrat, cilësitë dhe madhështinë e Tij. Të shumta janë trillimet e të paditurve, të cilat, sigurisht, nuk kanë bazë në fenë e Zotit dhe as në shpalljet e Tij. Të gjitha këto janë shpifje, që nuk i shkojnë madhështisë së Tij. Ato bien ndesh me faktin e padiskutueshëm se Zoti është i plotë dhe absolut në çdo aspekt dhe bien ndesh, gjithashtu, edhe me faktin se gjithmonë në shpalljet e Tij, Zoti e ka lartësuar dhe dëlirësuar Veten e Vet nga të tilla përshkrime, që ia mveshin armiqtë e Tij dhe të profetëve të Tij. Pas kësaj, Allahu i Lartësuar përmend rëndësinë e besimit në Shpalljen që Ai ia ka zbritur të Dërguarit të Tij. Kjo Shpallje është e detyrueshme për t’u zbatuar. Është detyrë e çdo njeriu që të nënshtrohet për të jetuar sipas saj dhe për ta adhuruar Zotin e Lartësuar ashtu sikurse e ka sqaruar në të. Shpallja e mrekullueshme përshkruan, ndër të tjera, edhe cilësitë e plota të Allahut të Lartësuar. Në to, Ai prezanton veten e Tij me të gjitha emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Allahu i Lartësuar thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë