Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 27)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 27

ثُمَّ يَوْمَ الْقِيَامَةِ يُخْزِيهِمْ وَيَقُولُ أَيْنَ شُرَكَائِيَ الَّذِينَ كُنْتُمْ تُشَاقُّونَ فِيهِمْ ۚ قَالَ الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ إِنَّ الْخِزْيَ الْيَوْمَ وَالسُّوءَ عَلَى الْكَافِرِينَ 27 ٢٧

Pasta (Perëndia) i poshtëron ata në Ditën e Kijametit dhe u thotë: “Ku janë shokët e Mi (të cilët i trillonit ju), për shkak të të cilëve tregonit armiqësi (ndaj besimtarëve)?” E, atyre që u është dhënë dijenia, thonë: “Me të vërtetë, sot, poshtërimi dhe dënimi është mbi mohuesit, (27)

Tefsiri

Pastaj, në Ditën e Gjykimit Ai do t'i poshtërojë ata... -

Ditën e Kijametit, Ata do të turpërohen përpara të gjitha krijesave dhe do t'i shohin qartë mashtrimet dhe shpifjet e tyre kundër Zotit. Pastaj do t’u thotë:

dhe do t'u thotë: “Ku janë ata që m’i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre luftonit

(kundër së Vërtetës)?” - Për hir të këtyre idhujve, ju luftuat kundër Allahut dhe palës së Tij. Me paturpësi, ju pretendonit se ata ishin ortakë me Allahun e Lartësuar dhe pjesëmarrës në pushtetin e Tij. Kur atyre t’u drejtohet kjo pyetje, ata nuk do të kenë përgjigje tjetër, përveç pohimit se ata ishin të humbur dhe të devijuar dhe do të pranojnë se ishin arrogantë, inatçorë dhe të padrejtë. Kështu këta të mjerë do të thonë: “Kanë humbur prej nesh”. Kështu, ata do të dëshmojnë kundër vetes se e kanë mohuar Allahun. [A'raf 37]. Ndërsa nga ana tjetër, ndryshe do të jetë fjala e të diturve dhe të ndriçuarve me dritën e Zotit.

Ata që u qe dhënë dituria do të thonë: “Vërtet, poshtërimi dhe e keqja i ka përfshirë sot jobesimtarët.” -

Kështu, dijetarët e mëdhenj dhe edukatorë do të thonë Ditën e Gjykimit: “Vërtet, poshtërimi dhe e keqja i ka përfshirë sot jobesimtarët.” Në këtë ajet del qartë vlera e madhe e dijetarëve dhe fakti se ata flasin të vërtetën si në këtë botë, ashtu edhe ditën e dëshmive para Zotit. Fjala e tyre ka peshë tek Allahu dhe te krijesat. Në vijim, Allahu i Madhëruar tregon se çfarë do të bëjë me mohuesit në momentet e vdekjes së tyre dhe në Ditën e Gjykimit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë