Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 28)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 28

الَّذِينَ تَتَوَفَّاهُمُ الْمَلَائِكَةُ ظَالِمِي أَنْفُسِهِمْ ۖ فَأَلْقَوُا السَّلَمَ مَا كُنَّا نَعْمَلُ مِنْ سُوءٍ ۚ بَلَىٰ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ 28 ٢٨

të cilëve, engjëjt ua marrin shpirtin, duke i bërë vetes ata zullum, e do të shfaqin përulshmëri (duke thënë): “Na nuk kemi punuar asgjë të keqe!” – Po, Perëndia me të vërtetë, është dijtës i veprave që keni punuar, (28)

Tefsiri

Janë ata të cilëve melekët ua marrin shpirtrat e mbushur me padrejtësi. -

E tillë do të jetë gjendja e tyre në momentin e marrjes së shpirtit. Ata do të jenë të ngarkuar dhe të rënduar nga pesha e padrejtësive të tyre të shumta e poshtërsive të grumbulluara gjatë gjithë jetës në këtë botë. Dihet mirë se çfarë i pret keqbërësit e ngarkuar me poshtërsi e padrejtësi atë ditë: ndëshkim, poshtërim e nënçmim torturues.

Ata shprehin dorëzimin

(në momentin e vdekjes)

, duke thënë: “Ne nuk bëmë ndonjë të keqe.” -

Ata shprehin dorëzim të plotë para Zotit dhe mohojnë çdo adhurim të përkushtuar dikujt tjetër veç Allahut të Lartësuar. Madje do të thonë: “Ne nuk bëmë ndonjë të keqe.” Por atyre u hidhet poshtë ky pretendim, duke u thënë: “Përkundrazi, ju jeni të mbushur me poshtërsi dhe mosbesim”.

Por Allahu e di shumë mirë atë që e bëtë ju. -

Tashmë nuk ju sjell asnjë dobi mohimi i poshtërsive tuaja. Kështu do të ndodhë në një moment gjatë Ditës së Kijametit. Duke menduar se mund të ketë efekt, ata mundohen t’i mohojnë poshtërsitë dhe mosbesimin që kanë shfaqur në jetën e kësaj bote. Por ata do të befasohen kur vetë gjymtyrët e tyre do të dëshmojnë kundër tyre. Kështu, kur del qartë ajo që ata kanë bërë në këtë jetë, nuk u mbetet gjë tjetër veç të pranojnë padrejtësitë dhe mosbesimin e tyre. Madje, ata të mjerë nuk kanë për të hyrë në Zjarrin e Xhehenemit pa pranuar të gjitha krimet dhe mosbesimin e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë