Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 29)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 29

فَادْخُلُوا أَبْوَابَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا ۖ فَلَبِئْسَ مَثْوَى الْمُتَكَبِّرِينَ 29 ٢٩

(Ju tuhet atyre): “hyni në portet e skëterrës, ku do të mbeteni përgjithmonë!” E, sa vendbanim i shëmtuar është ai për mendjemëdhenjt! (29)

Tefsiri

Prandaj, hyni në dyert e Xhehenemit ku do të jeni përjetë! -

Çdokush do të hyjë përmes asaj porte të Xhehenemit që e meriton, sipas punëve të veta.

Sa vend i keq është ai i kryeneçëve! -

Zjarri i Xhehenemit është vendqëndrimi më i keq i mbushur me dëshpërim dhe vuajtje, plot dhimbje e tmerr. Banorët e tij do të jenë gjithë frikë e brenga torturuese. E si mund të jetë ndryshe ai vend, kur atë e ka mbuluar zemërimi i Të Gjallit e të Përjetshmit?! Atyre nuk do t'u lehtësohet ndëshkimi e as do të gjejnë ndonjë moment çlodhje ose pushimi. Zoti Mëshirëplotë nuk ka për t’i vështruar ata dhe kështu do të shijojnë dënimin e madh.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë