Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
هَلْ يَنْظُرُونَ إِلَّا أَنْ تَأْتِيَهُمُ الْمَلَائِكَةُ أَوْ يَأْتِيَ أَمْرُ رَبِّكَ ۚ كَذَٰلِكَ فَعَلَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ وَمَا ظَلَمَهُمُ اللَّهُ وَلَٰكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ
Ata – mohuesit, nuk presin kurrgjë tjetër, përpos që t’u vijnë engjëjt (t’ua marrin shpirtin) ose t’ju vie urdhëri (dënimi) i Zotit tënd. Kështu kanë bërë edhe ata që kanë qenë para këtyre. Perëndia nuk u ka bërë atyre padrejtësi, por ata vetvetes i kanë bërë zullum, (33)
Mos vallë po presin ata
(idhujtarët)diçka tjetër përveç se t’u vijnë melekët
(për t’ua marrë shpirtin)ose t’u vijë urdhri
(dënimi)i Zotit tënd? -
E çfarë presin ata të cilët u erdhi Shpallja e Zotit dhe nuk e besuan atë, të cilët u qortuan e iu tërhoq vërejtja, por nuk morën mësim? Mos, vallë, presin t’u merret shpirti dhe të kalojnë në botën e të vdekurve? Apo presin që të zbresë urdhri i Zotit për ndëshkimin e ashpër, me të cilin kërcënohen? Atëherë, ata tashmë e kanë bërë hak që t’i godasë ky ndëshkim.Kështu bënë ata që ishin para tyre. -
Edhe ata e mohuan të vërtetën e Zotit dhe besimin e drejtë e të pastër. Kështu vazhduan, derisa i përfshiu ndëshkimi i Zotit, i ashpër dhe i dhembshëm.Allahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ishin ata që i bënë padrejtësi vetvetes. -
Allahu i Madhëruar dhe i pastër nga çdo e metë. Ai nuk u bëri asnjë padrejtësi me këtë ndëshkim, por ata i bënë padrejtësi vetes së tyre. Allahu i Madhëruar i krijoi ata vetëm me një qëllim - që ta adhurojnë Atë si një të vetëm dhe të përkushtohen në adhurimin ndaj Tij. Nëse do t'i përmbaheshin kësaj, përfundimi i tyre do të ishte nderimi dhe lumturia e përjetshme, e dhuruar nga Zoti. Po ata të mjerë i bënë padrejtësi vetvetes duke e braktisur e shpërfillur qëllimin, përse Zoti i krijoi, prandaj e dënuan veten me poshtërimin e përjetshëm dhe dëshpërimin e pafund, që kurrë nuk do t’u ndahet.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë