Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ ۖ فَمِنْهُمْ مَنْ هَدَى اللَّهُ وَمِنْهُمْ مَنْ حَقَّتْ عَلَيْهِ الضَّلَالَةُ ۚ فَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَانْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ
Na çdo populli i kemi dërguar nga një pejgamber. (Ata u thonin atyre): “Adhuronie Perëndinë, e shmanguni nga djalli!” Disa prej tyre, Perëndia i shpuri në rrugë të drejtë, e disa prej tyre merituan të mbeten në humbje. Andaj, udhëtoni nëpër botë, e shihni se çfarë ka qenë dënimi për ata, të cilët pejgamberët e vet i konsideronin për gënjeshtarë! (36)
Ne çuam në çdo popull të dërguar, që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun e largojuni shejtanëve!” -
Allahu i Lartësuar na tregon se ka sjellë argumente të qarta në çdo popull, nga i pari, deri tek i fundit. Tek të gjithë Allahu ka dërguar profetë, të cilët ishin unanimë në mesazhin e tyre. Ftesa e tyre ishte e njëjtë edhe besimi që predikuan ishte i njëjtë: adhurimi i një Zoti të vetëm si Një dhe i Pashoq. Në varësi të përgjigjes së kësaj ftese, popujt u ndanë në dy grupe. Thotë i Madhëruari:Por pati nga ata që Allahu i udhëzoi... -
Këta i pasuan profetët qoftë në drejtim të diturisë, qoftë në drejtim të punës dhe të jetuarit sipas kësaj diturie e besimi.dhe pati nga ata që merituan të mbeten në humbje. -
Këta pasuan rrugën e humbjes dhe të ndëshkimit.Atëherë, udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve! -
Udhëtoni jo vetëm me trupin tuaj, por edhe me zemrën e mendjen tuaj! Nëse e bëni këtë, do të shihni çudira. Do të shihni e do të bindeni se çdokush që mohoi besimin u ndëshkua dhe pati përfundimin më të hidhur.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë