Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 44)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 44

بِالْبَيِّنَاتِ وَالزُّبُرِ ۗ وَأَنْزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ 44 ٤٤

(I kemi dërguar ata) me argumente të qarta dhe libra. Dhe Na, ty ta kemi dërguar Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve dispozitat e shpalljes, dhe që të mendojnë ata. (44)

Tefsiri
(I patëm dërguar ata)

me Argumente e me libra të shenjtë. -

Në këtë ajet tregohet vlera e madhe e dijetarëve. Dituria më e lartë është dituria rreth librave të Zotit. Allahu i Madhëruar i ka urdhëruar që, për çdo çështje, t’u referohemi njerëzve të ditur të fushës. Kjo porosi, nga ana tjetër, tregon se njerëzit e ditur janë të besueshëm dhe se Zoti dëshmon për besueshmërinë e drejtësinë e tyre, sepse Ai urdhëron për t’u kthyer tek ata. Duke ndjekur njerëzit e ditur, mënjanohen të paditurit. Allahu i ka përzgjedhur të diturit si besnikët e Shpalljes së Tij dhe ata janë të urdhëruar që të pastrojnë veten nga çdo cilësi e ulët dhe të pajisen me cilësitë dhe virtytet më të larta.

Ndërsa ty ta shpallëm Kur'anin, që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, që ata të mendojnë. -

Nuk ka dyshim se më të mirët e njerëzve të ditur janë pikërisht dijetarët e Kur'anit të mrekullueshëm e madhështor. Dijetarët e vërtetë janë pikërisht ata, prandaj i Lartësuari i përshkruan si: ehludh-dhikri, pra, ata që kujtojnë vazhdimisht mësimet e udhëzimet e Kur'anit. Kur'ani përmban gjithçka që njerëzit kanë nevojë të dinë për çështjet e tyre të besimit dhe të jetës, për ato të dukshme e të shfaqura dhe për ato të fshehta e të padukshme. Allahu i Madhëruar thotë se e shpalli Kur'anin: “që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre.” Kjo përfshin shpjegimin e tekstit dhe të termave të Shpalljes, por edhe të nënkuptimeve të saj. Më pas, duke përmendur detyrën që del para njerëzve, thotë: “që ata të mendojnë”, domethënë, të përsiaten thellë, që të nxjerrin prej tij njohuri dhe urtësi, në varësi të kapacitetit dhe të përkushtimit të tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë