Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 52)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 52

وَلَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَلَهُ الدِّينُ وَاصِبًا ۚ أَفَغَيْرَ اللَّهِ تَتَّقُونَ 52 ٥٢

Dhe, Atij i përket çdo gjë që gjendet në qiej dhe në Tokë dhe Atij i përket bindja përherë. A, mos vallë, përpos Perëndisë, kujt t’i druani tjetër? (52)

Tefsiri

Vetëm e Tij është gjithçka në qiej e në tokë dhe vetëm Atij i takon adhurimi. -

Të Allahut janë çka në qiej dhe në tokë, prandaj edhe e gjithë feja, adhurimi, nënshtrimi, përunjësia në të gjitha gjendjet dhe kohët duhen t’i përkushtohen vetëm Atij. Krijesat duhet të veshin petkun e adhurimit për Zotin dhe të jenë të sinqertë në praktikimin dhe përmbushjen e fesë vetëm për kënaqësinë e Tij. Pastaj vjen kjo pyetje, që çdokush duhet t'ia bëjë vetes:

A mos po i frikësoheni dikujt tjetër veç Allahut? -

Kujt i druheni? Banorëve të tokës apo të qiellit?! Ata nuk kanë në dorë as dëmin, as dobinë tuaj.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë