Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 58)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 58

وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُمْ بِالْأُنْثَىٰ ظَلَّ وَجْهُهُ مُسْوَدًّا وَهُوَ كَظِيمٌ 58 ٥٨

Dhe, kur ndonjëri prej tyre sihariqohet (lajmërohet) se i lindi një vajzë, fytyra i nxihet dhe bëhet i dëshpëruar, (58)

Tefsiri

Kur ndonjëri prej tyre përgëzohet se i ka lindur vajzë, fytyra i nxihet dhe ai mbushet plot dëshpërim. -

I nxihet fytyra nga dëshpërimi, për shkak se i ka lindur vajzë. Atij i vjen turp e fshihet nga njerëzit e vet, prej kësaj “gjëme”. Pastaj fillon të mendojë, me atë mendjen e tij të prishur e të poshtër, se çfarë të bëjë me vajzën, që “i zuri derën”.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë