Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 67)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 67

وَمِنْ ثَمَرَاتِ النَّخِيلِ وَالْأَعْنَابِ تَتَّخِذُونَ مِنْهُ سَكَرًا وَرِزْقًا حَسَنًا ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِقَوْمٍ يَعْقِلُونَ 67 ٦٧

E, nga frutet e palmeve dhe të hardhisë, ju përgatitni pije dhe ushqim të këndshëm. Kjo, me të vërtetë, është argument për ata që mendojnë. (67)

Tefsiri

Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit ju nxirrni pije

(lëngje)

dhe ushqim të mirë. -

Allahu i Lartësuar u ka dhuruar mirësi të shumta krijesave, përmes fryteve të hurmës dhe të rrushit. Ai u dhuroi ushqim të këndshëm dhe të ardhura të mira. Ata hanë nga frutat e tyre kur janë të freskëta, të thara si stafidhe, të shtrydhura për pije të këndshme etj. Prej tyre nxirret dhe pije dehëse, që është e ndaluar. Allahu e ndaloi konsumimin e pijeve dehëse dhe përfitimin prej tyre, duke na i zëvendësuar me lëngun e pastër të këtyre frutave në formë shurupi, pa kaluar në fermentim, që i kthen në pije dehëse.

S’ka dyshim se edhe në këtë fakt ka Shenja

(të qarta)

për ata që mendojnë. -

Këta arrijnë të logjikojnë e të arsyetojnë rreth pushtetit të Allahut, që prej këtyre pemëve me trungje të ngjashme, nxori fruta të mrekullueshme e të larmishme. Kjo tregon edhe për mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse, sepse Allahu u ka mundësuar të gjitha krijesave të përfitojnë prej këtyre mirësive. I Plotpushtetshmi dhe i Gjithëmëshirshmi, që dhuroi këto mirësi, është Ai që meriton të adhurohet si Një i vetëm, sepse Ai është i vetëm edhe në pushtetin dhe mëshirën e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë