Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَأَوْحَىٰ رَبُّكَ إِلَى النَّحْلِ أَنِ اتَّخِذِي مِنَ الْجِبَالِ بُيُوتًا وَمِنَ الشَّجَرِ وَمِمَّا يَعْرِشُونَ
Dhe, e frymëzoi (e krijoi me një cilësi të mrekullueshme) Zoti yt bleten: “Ndërto, shtëpi në male dhe në drunj dhe në atë që kanë ngritur njerëzit, (68)
Zoti yt e udhëzoi bletën që të ndërtojë koshere nëpër male, nëpër drurë dhe nëpër ndërtesat që ata
(njerëzit)ngrenë. Ushqehu me të gjitha llojet e frutave dhe udhëto nëpër rrugët që Zoti yt i lehtësoi për ty! Nga barqet e tyre
(të bletëve)del një lëng me ngjyra të ndryshme, në të cilin ka shërim për njerëzit. Edhe në këtë fakt ka Shenja
(të qarta)për njerëzit që mendojnë. -
Allahu i krijoi bletët, këto krijesa të vogla të mrekullueshme dhe të habitshme, dhe i inspiroi ato. Ai u jep një orientim mahnitës, që ato të gjejnë kullotën e tyre dhe pastaj të kthehen sërish në koshere, sado larg të kenë shkuar. Ai i ka mësuar të ndërtojnë kosheret, aq të rregullta dhe të përshtatshme. Ai i krijoi të përshtatshme të thithin nektarin e luleve dhe nga barku i tyre i vogël të nxjerrin mjaltin e kulluar, të shijshëm e me ngjyra e aroma të ndryshme. Ngjyrat, aromat dhe shijet janë të larmishme, në varësi të tokës dhe bimësisë ku ato thithin nektarin. Në mjaltin që del nga barku i tyre ka shërim për njerëzit nga sëmundje të shumta. Kjo krijesë e vogël tregon përkujdesin madhështor të Allahut për krijesat e Tij. Ai tregon për butësinë e mëshirën e Tij për ta. Kjo tregon se vetëm Allahut i takon dashuria e plotë e krijesave dhe vetëm Atij duhet t’i drejtohen me lutje e përkushtim e askujt tjetër.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë