Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 6)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 6

وَلَكُمْ فِيهَا جَمَالٌ حِينَ تُرِيحُونَ وَحِينَ تَسْرَحُونَ 6 ٦

dhe ju në to – keni hijeshi kur i ktheni nga kullosa dhe kur i qitni në kullosë, (6)

Tefsiri

Ju shihni pamje të bukura kur i ktheni ato në mbrëmje

(nga kullota)

dhe kur i lëshoni në mëngjes

(për në kullotë). - Kur i nxirrni në kullotë dhe i shikoni, ndieni kënaqësi. Në momentet kur ato qetësohen dhe çlodhen, ju përsëri i shikoni dhe ndieni kënaqësi. Edhe kur i shikoni të lëvizin dhe të kullotin në mirësitë e Allahut të Lartësuar, ju ndieni kënaqësi. Të gjitha këto pamje i sjellin robit kënaqësi, e kjo është pikërisht prej mirësisë së Allahut të Madhëruar. Në gjithë këto mirësi nuk janë kafshët ato që përfitojnë, por jeni ju që përfitoni dhe zbukuroni jetën tuaj me to. Po kështu zbukuroni rrobat tuaja, vishni e ushqeni fëmijët tuaj dhe shtoni pasurinë tuaj. Madje, ju lëvdoheni për këto pasuri që ju ka dhënë Allahu i Lartësuar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë