Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاللَّهُ خَلَقَكُمْ ثُمَّ يَتَوَفَّاكُمْ ۚ وَمِنْكُمْ مَنْ يُرَدُّ إِلَىٰ أَرْذَلِ الْعُمُرِ لِكَيْ لَا يَعْلَمَ بَعْدَ عِلْمٍ شَيْئًا ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ قَدِيرٌ
Perëndia u ka krijuar juve, pastaj ua merr shpirtin; ka disa prej jush që arrijnë kufijt më të ulët të jetës (pleqërisë) që (më vonë), të mos kuptojë asgjë, nga ajo që ka ditur. Me të vërtetë, Perëndia, është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm. (70)
Allahu është i Gjitëdituri, i Gjithëpushtetshmi. -
Dituria dhe pushteti i Allahut përfshijnë gjithçka. Edhe kalimi i njeriut nëpër fazat e krijimit është brenda diturisë e pushtetit të Zotit. Ai e transformon njeriun dhe kujdeset për të, sikurse thotë: “Allahu ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj, pas asaj dobësie, ju jep fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çfarë të dojë. Ai është i Gjithëdituri dhe i Plotpushtetshmi.” [Rum 54].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë