Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاللَّهُ جَعَلَ لَكُمْ مِنْ أَنْفُسِكُمْ أَزْوَاجًا وَجَعَلَ لَكُمْ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ بَنِينَ وَحَفَدَةً وَرَزَقَكُمْ مِنَ الطَّيِّبَاتِ ۚ أَفَبِالْبَاطِلِ يُؤْمِنُونَ وَبِنِعْمَتِ اللَّهِ هُمْ يَكْفُرُونَ
Perëndia ka krijuar gratë nga lloji juaj, e nga gratë tuaja u jep djemtë e nipat dhe u furnizon me ushqime të mira. A, mos vallë, ata besojnë në gënjeshtra (idhuj), e mohojnë dhuntinë e Perëndisë, (72)
Allahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja, fëmijë e nipa. -
Allahu i Madhëruar përmend një mirësi të madhe e të pakrahasueshme, që u ka dhuruar njerëzve. Ai u dhuroi bashkëshorte, që ata të gjejnë qetësi e prehje tek ato. Në fakt, ata janë qetësi dhe prehje e ndërsjelltë për njëri-tjetrin. Përmes këtij bashkimi, Allahu u dhuron fëmijë, që u kënaqin syrin dhe u shërbejnë. Ai i furnizon ata me ushqime e pije të larmishme dhe me shumë mirësi të tjera, që njerëzit nuk mund as t’i llogarisin a numërojnë, e jo më të jenë mirënjohës për to.Gjithashtu, Ai ju furnizon me të mira. -
Si mundet, atëherë, të besojnë në kotësira dhe krijesa, që dikur nuk ekzistonin dhe Allahu i Lartësuar i solli në ekzistencë? Ato krijesa nuk kanë fuqi të krijojnë, të sjellin furnizim dhe të kujdesen për njerëzit. Të tilla janë ato që adhurohen veç Allahut nga të paditurit. Idhujt janë kotësira dhe adhurimet dedikuar atyre janë kotësira. Atëherë, si mundet që një i logjikshëm t’i konsiderojë ato njëlloj si Allahun dhe t’i adhurojë e madhërojë?Ata besojnë të pavërtetën, ndërsa të mirat e Allahut i mohojnë. -
Kështu i mohojnë mirësitë e Allahut, madje i përdorin ato për poshtërsi dhe mosbindje, për mosbesim dhe gjynahe. Kjo, pa dyshim, është më e madhja padrejtësi, poshtërsia më e ulët dhe mendjelehtësia më e pashembullt.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë