Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 76)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 76

وَضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا رَجُلَيْنِ أَحَدُهُمَا أَبْكَمُ لَا يَقْدِرُ عَلَىٰ شَيْءٍ وَهُوَ كَلٌّ عَلَىٰ مَوْلَاهُ أَيْنَمَا يُوَجِّهْهُ لَا يَأْتِ بِخَيْرٍ ۖ هَلْ يَسْتَوِي هُوَ وَمَنْ يَأْمُرُ بِالْعَدْلِ ۙ وَهُوَ عَلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ 76 ٧٦

Perëndia (përsëri) bënë krahasim shembullin e dy njerëzve, prej të cilëve njëri është shurdhë-memec, i cili nuk mund të bëjë asgjë dhe është barrë e pronarit të vet, - kurdo e kudo që ta dërgojë nuk i sjell asnjë të mirë. A është i barabartë ky (memeci apo skllavi) dhe ai (besimtari) që urdhëron me të drejtë, si dhe vet është në rrugën e drejtë! (76)

Tefsiri

Allahu sjell shembull edhe dy njerëz. Njëri prej atyre të dyve është memec, që nuk ka aftësi për asgjë

(as për vete as për të tjerët). Ai është barrë për kujdestarin e tij e ngado që ta orientojë, ai nuk sjell ndonjë dobi. A është ai njëlloj me atë që udhëzon për drejtësi dhe është në Rrugën e Drejtë? -

Shembulli i dytë është ai me njeriun shurdhmemec, që nuk dëgjon, nuk flet dhe nuk ka fuqi për asgjë, sado e vogël qoftë. Ky është barrë për të afërmit e tij. Të afërmit duhet t’i shërbejnë e të kujdesen për të, sepse ai nuk mund të kujdeset për veten e vet. Atëherë, a mund të jetë i barabartë ky me një tjetër, që urdhëron veçse për drejtësi e mirësi, është në rrugë të drejtë dhe është i plotë në çdo aspekt. Fjalët e tij janë të drejta dhe veprat e tij janë të mira. Nëse këta dy nuk mund të jenë njëlloj, atëherë edhe idhujt, që të paditurit i adhurojnë, nuk mund të jenë të barabartë me Allahun. E si mund të adhurosh ata që nuk kanë fuqi për asgjë, madje as për t’i shërbyer vetes? Ata janë thjesht krijesa të Zotit dhe Ai kujdeset për të gjithë. Këta të mangët e të varfër kurrë nuk mund të jenë e shokë e partnerë e të barabartë me Atë që thotë vetëm të vërtetën dhe bën vetëm vepra që e meritojnë të lavdërohen dhe për të cilat duhet të jesh mirënjohës.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë