Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاللَّهُ جَعَلَ لَكُمْ مِنْ بُيُوتِكُمْ سَكَنًا وَجَعَلَ لَكُمْ مِنْ جُلُودِ الْأَنْعَامِ بُيُوتًا تَسْتَخِفُّونَهَا يَوْمَ ظَعْنِكُمْ وَيَوْمَ إِقَامَتِكُمْ ۙ وَمِنْ أَصْوَافِهَا وَأَوْبَارِهَا وَأَشْعَارِهَا أَثَاثًا وَمَتَاعًا إِلَىٰ حِينٍ
Perëndia ka bërë për ju nga shtëpiat tuaja vendbanim, dhe ka bërë për ju prej lëkurave të shtazëve shtëpi (si tenda), të cilat ju i bartni lehtë kur udhëtoni dhe të zëni vend, e nga leshi i shtazëve: dhenëve, deveve dhe i dhive, ka bërë që t’i përdorni për veshje dhe për shtrojë, deri në një kohë. (80)
Allahu i bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë... -
Ju banoni dhe gjeni prehje në shtëpitë tuaja, që ju mbrojnë ju, fëmijët dhe pasuritë tuaja nga i nxehti e i ftohti. Ju bëni dhoma e kthina, për shërbime dhe qëllime të ndryshme. Në to ju ruani pasurinë e nderin tuaj dhe keni lehtësira të dëshirueshme.... dhe nga lëkurët e kafshëve ju mundësoi të keni tenda që lehtësisht i bartni me vete gjatë udhëtimeve dhe
(kur qëndroni)në vendin tuaj. -
Prej lëkurës ose gëzofit të kafshëve, ju bëni çadra kampingu, të cilat mund t’i merrni me vete kudo që shkoni dhe ku qëndroni përkohësisht. Në to, ju ruheni nga i ftohti, nga i nxehti dhe nga reshjet. Aty ruani mallin e pasurinë tuaj, gjithashtu.Ndërsa nga leshi dhe gëzofi i tyre, ju bëni veshje... -
Nga këto produkte të përfituara nga bagëtitë, ju prodhoni calikë, mjete pune, shtroje, rroba, stoli e shumë gjëra të tjera.që t’i shfrytëzoni për një kohë të caktuar. -
Zoti jua dha që të kënaqeni e të përfitoni prej tyre deri në një afat të caktuar në këtë jetë. Kështu u ka lehtësuar Zoti robërve të Tij të prodhojnë e përfitojnë prej këtyre mirësive.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë