Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 86)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 86

وَإِذَا رَأَى الَّذِينَ أَشْرَكُوا شُرَكَاءَهُمْ قَالُوا رَبَّنَا هَٰؤُلَاءِ شُرَكَاؤُنَا الَّذِينَ كُنَّا نَدْعُو مِنْ دُونِكَ ۖ فَأَلْقَوْا إِلَيْهِمُ الْقَوْلَ إِنَّكُمْ لَكَاذِبُونَ 86 ٨٦

Kur të shohin ata që i kanë bërë shok Perëndisë – ato gjëra që i kanë bërë shok Atij, thonë: “O Zoti ynë, këta janë ata shokët tonë që ne iu kemi lutur, përpos Teje”. Ata (shokët e tyre të adhuruar) do t’u drejtojnë këto fjalë: “Ju, me të vërtetë, jeni gënjeshtarë!” (86)

Tefsiri

Kur idhujtarët do t’i shohin idhujt e vet, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm adhuruar veç Teje.” -

Kur idhujtarët shohin idhujt e vet, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, të cilët ne i adhuronim veç Teje. Domethënë, tani po e shohim se ata nuk kanë asnjë lloj dobie e as mundësi ndërmjetësimi.”Kështu, ata shprehin vetë kotësinë e atyre idhujve dhe të adhurimeve kushtuar atyre. Edhe idhujt, nga ana e tyre, do t'i mohojnë e do të distancohen prej tyre. Kështu fillojnë të shfaqin urrejtje dhe armiqësi për idhujt e tyre dhe mes njëri-tjetrit:Ata (idhujt)

do t'ua kthejnë fjalën e do t'u thonë: “Ju jeni gënjeshtarë.” -

Edhe idhujt e tyre u thonë: “Ju jeni gënjeshtarë.” Ju shpifnit kur na konsideronit si shokë e të barabartë me Zotin dhe kur na adhuronit së bashku me Zotin. Ne nuk ju urdhëronim për diçka të tillë. Ne as nuk pretendonim se meritonim ndonjë adhurim. Atëherë, tani qortoni veçse veten tuaj!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë