Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 93)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 93

وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَجَعَلَكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَلَٰكِنْ يُضِلُّ مَنْ يَشَاءُ وَيَهْدِي مَنْ يَشَاءُ ۚ وَلَتُسْأَلُنَّ عَمَّا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ 93 ٩٣

Sikur të kishte dashur Perëndia, do t’ju kishte bërë juve një popull, por Ai e lë në humbje kë të dojë, e kë të dojë e udhëzon në rrugën e drejtë; e ju, gjithsesi, do të përgjigjeni për atë që punoni. (93)

Tefsiri
Sikur të kishte dashur, Allahu do t’ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon atë që do. -

Nëse do të kishte dashur Allahu i Madhëruar, do t’i kishte bërë njerëzit bashkë për të pasuar një udhëzim të vetëm, të gjithë të një besimi. Por Allahu i Lartësuar është i vetëm dhe i pashoq në fuqinë për të udhëzuar në rrugën e drejtë dhe për të lënë në humbje. Kjo fuqi, sigurisht, vepron sipas dijes dhe urtësisë së Tij të gjerë. Allahu ia dhuron udhëzimin atij që e meriton, me bujarinë e bamirësinë e Tij. Nga ana tjetër, Ai e privon nga udhëzimi i plotë atë që nuk e meriton, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. Përpiquni të bëni vepra të mira, që të meritoni udhëzimin e Zotit dhe asnjëherë mos harroni se:

Pa dyshim, ju do të përgjigjeni për atë që keni bërë. -

Do të pyeteni për gjithçka që bëni: punë të mira ose të këqija, dhe Allahu do t’ju shpërblejë për to me drejtësi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë