Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 105)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 105

وَبِالْحَقِّ أَنْزَلْنَاهُ وَبِالْحَقِّ نَزَلَ ۗ وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا مُبَشِّرًا وَنَذِيرًا 105 ١٠٥

Dhe, Ne, e kemi shpallur Kur’ani në mënyrë të vërtetë dhe ai është i shpallur me plotë dijeni. Dhe, Ne, të kemi dërguar ty vetëm sihariq dhe paralajmërues. (105)

Tefsiri

Ne e zbritëm atë

(Kur'anin)

plot urtësi –

Kur'ani ka zbritur me të vërteta të mëdha. Ai u shpall për t’u mësuar njerëzve urdhëresat dhe ndalesat e Zotit, rregullat dhe ligjet e Tij. Ai u shpall për t’u treguar atyre, gjithashtu, shpërblimet dhe ndëshkimet që meriton secili grup, në varësi të plotësimit ose jo të porosive të tij.

... dhe me të vërtetën

(e besnikërisht)

është zbritur. –

Pra, edhe mënyra si u shpall ky Kur'an është e vërtetë e sigurt, e ruajtur nga çdo shejtan i mallkuar. Ai u shpall përmes Xhibrilit, melekut besnik, te Muhamedi - profeti besnik.

Ne të dërguam ty veçse si përgëzues dhe qortues. -

Profeti është përgëzues dhe sjell lajmin e mirë për këdo që i bindet Allahut. Ai i përgëzon besimtarët se do të kenë shpërblime të përshpejtuara që në këtë botë, por edhe shpërblimet e pafundme dhe të pashembullta në jetën tjetër. Profeti (a.s) u dërgua edhe si qortues e paralajmërues për të gjithë ata që nuk i binden Allahut, se ata i pret një ndëshkim i rëndë jo vetëm në këtë botë, por edhe në jetën tjetër, që është e përjetshme. Që një profet të meritojë cilësimin “përgëzues e qortues”, duhet sigurisht që t’u sqarojë njerëzve ato vepra për të cilat premtohet shpërblim dhe rrugët e realizimit të tyre. Edhe për të qenë qortues i mirë, ai duhet të sqarojë veprat e qortueshme, rrugët për t’u larguar prej tyre dhe ndëshkimet për to. Sigurisht, Profeti i sqaroi të gjitha këto në formën më të plotë, të kuptueshme e të thjeshtë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë