Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 106)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 106

وَقُرْآنًا فَرَقْنَاهُ لِتَقْرَأَهُ عَلَى النَّاسِ عَلَىٰ مُكْثٍ وَنَزَّلْنَاهُ تَنْزِيلًا 106 ١٠٦

Dhe, Ne, Kur’anin e kemi shpallur pjesë-pjesë, që ti t’jua mësosh njerëzve dalngadalë, dhe Ne, e kemi shpallur atë kohë pas kohe (sipas nevojës). (106)

Tefsiri

Ne e shpallëm Kur'anin si dallues

(të së vërtetës nga e kota)... - Ne e kemi zbritur Kur'anin mufer-rikan - si dallues mes të vërtetës dhe të kotës, mes udhëzimit në rrugën e drejtë dhe devijimit.

...për t’ua lexuar njerëzve dalëngadalë... -

Që t’ua lexosh dalëngadalë, në mënyrë të tillë që ata të mund të meditojnë rreth domethënieve dhe kumteve të tij, si edhe të nxjerrin mësime e urtësi.

...dhe ashtu e shpallëm atë, pjesë pas pjese. -

E shpallëm atë pjesë-pjesë, për 23 vjet rresht

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë