Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 16)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 16

وَإِذَا أَرَدْنَا أَنْ نُهْلِكَ قَرْيَةً أَمَرْنَا مُتْرَفِيهَا فَفَسَقُوا فِيهَا فَحَقَّ عَلَيْهَا الْقَوْلُ فَدَمَّرْنَاهَا تَدْمِيرًا 16 ١٦

Kur Ne duam ta shkatërrojmë një qytet, (për mëkatet e bëra), i nxitim ata që janë mësuar me jetë luksoze, që të jepen pas korrupsionit (mbrapshtive), e kështu të meritojnë dënimin, dhe pastaj t’i shkatërrojmë ata gjer në themel. (16)

Tefsiri

Kur duam ta shkatërrojmë ndonjë vend

(popull)

, i urdhërojmë pasanikët e atij vendi

(për të pasuar rrugën e drejtë)

; por ata kundërshtojnë; atëherë, dënimi kundër tyre bëhet i merituar dhe Ne i shkatërrojmë ata krejtësisht. -

Allahu i Madhëruar na njofton se, kur dëshiron dhe e ka vendosur që ta shkatërrojë një vendbanim zullumqarësh e keqbërësish, e lejon në kaderin e Tij që të shfrenuarit e atij vendi e pasanikët të kalojnë çdo kufi me armiqësi e padrejtësi. Ai i urdhëron ata që të pasojnë rrugën e drejtë, por ata kundërshtojnë, dhe kështu të bëhet i meritueshëm urdhri i Zotit për ndëshkimin, që nuk ka kush ta kthejë apo ta ndalë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë