Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 1)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 1

سُبْحَانَ الَّذِي أَسْرَىٰ بِعَبْدِهِ لَيْلًا مِنَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ إِلَى الْمَسْجِدِ الْأَقْصَى الَّذِي بَارَكْنَا حَوْلَهُ لِنُرِيَهُ مِنْ آيَاتِنَا ۚ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ 1 ١

Qoftë lavdëruar Ai; i pastër është Ai nga të metat – i cili, në një çast të një nate, e ka bartë robin e Tij (Muhammedin) nga Tempulli i shenjtë (Mekka) në Tempullin e largët (Jerusalemi), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’ia dëftuar atij disa nga dokumentet Tona. Ai (Perëndia), me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë. (1)

Tefsiri

I Dëlirë

(e i Lavdëruar)

qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij

(Muhamedin a.s.)

natën nga Xhamia e Shenjtë

(Qabeja)

drejt xhamisë "Aksa"

(në Palestinë)

,... -

Allahu i Lartësuar e dëlirëson dhe e lavdëron Veten, sepse Ai është vërtet i pastër nga çdo mangësi dhe e metë. Veprat e Tij janë madhështore dhe mirësitë e Tij janë të pafundme. Ndër mirësitë më të mëdha është edhe kjo ngjarje madhështore, e njohur si udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit. I dëlirë dhe i lavdëruar është Ai që e mori adhuruesin e Tij të dashur, profetin e Tij të zgjedhur, Muhamedin, në këtë udhëtim të pashembullt dhe të mrekullueshëm, nga Xhamia e Shenjtë (Qabja) në xhaminë Aksa, në Palestinë. Qabja është xhamia më e zgjedhur, në mënyrë absolute. Edhe xhamia Aksa është nga xhamitë më të zgjedhura, pasi ka qenë faltore e shumë profetëve të Zotit. Ai ishte një udhëtim fantastik, në të cilin Profeti i Zotit përshkoi një distancë shumë të largët brenda natës, vajtje e kthim. Allahu i Madhëruar i tregoi Profetit të Tij shumë nga shenjat e mëdha të Tij, duke e forcuar edhe më shumë udhëzimin, dritën, qartësinë dhe dallimin e së vërtetës nga e kota. Kjo ngjarje dëshmoi për kujdesin e madh, për butësinë, mëshirën dhe dashurinë, me të cilën Allahu e trajtoi Profetin (a.s.). Allahu i Lartësuar ia lehtësoi atij të gjitha rrugët e mirësive dhe të udhëzimit, duke i dhënë sukses në to. Mirësitë me të cilat e mbuloi këtë profet ia kalojnë të gjitha mirësive që Ai u dhuroi të parëve dhe të fundmëve. Ajeti tregon se Israja filloi pjesën e parë të natës dhe nisja ishte nga Xhamia e Shenjtë, Qabja. Megjithatë, ka hadithe të sakta që tregojnë se nisja u bë nga shtëpia e Ummu Hanit. Atëherë, duke pajtuar ajetin me hadithet, kuptojmë se vend i shenjtë në Mekë nuk është vetëm xhamia, por një sipërfaqe më e gjerë, mes së cilës edhe shtëpia e Ummu Hanit. Rrjedhimisht, shpërblimet e shumëfishuara që lidhen në Qaben vlejnë për të gjithë territorin e shenjtë të Mekës. Ky udhëtim u krye me trup dhe me shpirt, sepse përndryshe ngjarja nuk do të ishte ndonjë veçori e madhe për Profetin. Hadithet rreth Israsë dhe Miraxhit janë të shumta dhe të sakta. Në to përmendet hollësisht se çfarë shenjash madhështore pa dhe dëshmoi Profeti (a.s.) në atë udhëtim. Në fillim, Profeti udhëtoi nga Qabja në Bejt el Makdes (Xhaminë Aksa) në Palestinë, e pastaj, prej atje u ngrit lart në qiej. Ai u ngjit mbi shtatë qiej dhe pa Xhenetin dhe Zjarrin. I Dërguari (a.s.) takoi edhe disa profetë të tjerë atje, në gradat dhe qiejt e tyre përkatës. Në takimin e mrekullueshëm dhe të pashembullt me Zotin e qiejve dhe të Tokës, atij fillimisht iu bë detyrim falja e 50 vakteve namaz. Por, sikurse është treguar në hadithe, Profeti (a.s.) vazhdoi të kërkonte lehtësim nga Zoti i tij, derisa përfundoi në pesë vakte namaz të detyrueshëm. Megjithatë, edhe pse ato janë vetëm 5 vakte, Allahu i Madhëruar premtoi që shpërblimin e tyre ta japë si për 50 vakte. Ky profet i zgjedhur dhe umeti i tij fitoi këtë natë lavdi dhe mirësi, që vetëm Zoti i di dhe i ka përcaktuar. Vëreni me kujdes! Allahu i Lartësuar e ka emërtuar Muhamedin me fjalën "Abdehu" - "Robin e Tij", që do të thotë "Adhuruesin e Tij". Kështu është cilësuar Muhamedi (a.s) në tre kontekste të ndryshme në Kur'an:

1 Në rastin e Israsë dhe Miraxhit, këtij udhëtimi të mrekullueshëm të pashembullt.

2 Kur flitet për shpalljen e Kur'anit: “Është i Madhëruar Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur'anin) adhuruesit të vet (Muhamedit), që të bëhet Profeti i botës (këshillues)”. Furkan

1

3 Kur flitet për sfidën e hapur ndaj krijesave: “Nëse jeni në dyshim rreth asaj që Ne ia shpallëm adhuruesit Tonë, atëherë bëni ju një sure të ngjashme si ajo (e Kur'anit), madje thërrisni për këtë të gjithë idhujt që ju adhuroni përveç Allahut, nëse vërtet jeni të sinqertë!"Në të gjitha këto raste, Muhamedi (a.s) është cilësuar si Abdullah - Adhurues i Allahut. Qëllimi është për të treguar se ky është titulli më i lartë që mund të arrijë një njeri. Muhamedi (a.s) e arriti pozitën e tij duke plotësuar veten si adhurues i Zotit. Duke përshkruar Bejt el Makdesinnë Palestinë, i Lartësuari thotë:

... rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga Shenjat Tona! Vërtet, Ai Dëgjon e Di gjithçka. –

Rrethinat e saj janë bekuar me pemë e gjelbërim, që janë të përhershëm atje. Përveç kësaj begatie, është edhe një mirësi tjetër: ajo është një nga xhamitë më të rëndësishme në Islam, pas Qabes në Mekë dhe Xhamisë së Profetit (a.s) në Medinë. Xhamia Aksa është e treta për nga rëndësia dhe ashtu si dy xhamitë e para, është e pëlqyeshme që të shkosh ta vizitosh dhe të falesh në të. Atë vend, Zoti e ka veçuar si faltoren e shumë profetëve dhe të zgjedhurve të Tij.

Israja dhe Mi’raxhi

Profeti a.s.,përjetoi një ngjarje tëjashtëzakonshme. Me trup e me shpirt aibëri një udhëtim madhështor prejXhamisë së Shenjtë, Qabes, e deri nëKuds (në Palestinë), për t’u ngjitur më pasdrejt qiellit. Ky udhëtim njihet me emrinUdhëtimi i Isra-së dhe Miraxh-it. FillimishtProfeti a.s., hipur mbi kafshën burak dhe ishoqëruar nga Xhibrili a.s., shkoi në Kuds.Atje zbriti nga buraku dhe fali namaz sëbashku me profetë të tjerë, duke dalë aiimam. Burakun e lidhi në një hallkë teporta e xhamisë. Thuhet, gjithashtu, qëProfeti a.s. zbriti dhe u fal në Betlehem,por kjo është e pa saktë. Po atë natë,Profeti a.s. u ngjit drejt qiejve, duke unisur nga Shtëpia e Shenjtë, Kudsi. Xhibrilia.s. kërkoi leje për të hyrë në qiellin edynjasë. Leja iu dha dhe Profeti a.s. pa nëkëtë qiell Ademin a.s., Babain eNjerëzimit, të cilin e përshëndeti meselam. Ai ia ktheu përshëndetjen meselam dhe i uroi mirëseardhjen, dukepohuar dhe miratuar faktin se Muhamedia.s. ishte profet. Në këtë moment, Allahui Madhëruar i mundëson Profetit të Tij,Muhamedit a.s, që të shohë shpirtrat efatlumëve në të djathtë të Ademit, dheshpirtrat e të dëshpëruarve në të majtëtë tij. Pastaj u ngjit në qiellin e dytë, kupërsëri kërkuan leje për të hyrë. Në këtëqiell, Profeti a.s. pa Jahjan, të birin eZekerias, dhe Isain, të birin e Merjemes,me të cilët u përshëndet dhe i takoi. Ataia kthyen përshëndetjen, i uruanmirëseardhjen dhe miratuan e pranuanprofetësinë e tij. Vazhduan udhëtimin përtu ngjitur në qiellin e tretë, ku ai paJusufin a.s., të cilin e përshëndeti meselam. Ky ia ktheu selamin dhe i uroimirëseardhjen, duke pohuar dhe pranuarprofetësinë e tij. Vazhdoi ngjitja për nëqiellin e katërt. Atje pa Idrisin a.s., i cili epërshëndeti, i uroi mirëseardhjen dhemiratoi e pranoi profetësinë e tij. Arriti nëqiellin e pestë, ku ndodhej Haruni a.s.Edhe ky e përshëndeti Profetin a.s. meselam, i uroi mirëseardhjen dhe e miratoisi profet. Shkuan në qiellin e gjashtë dheja, Musa a.s, i cili i drejtohet mepërshëndetje, i uron mirëseardhjen dhepohon se ai është Profet i Allahut. Pasi ekaluan, Musa a.s. filloi të qajë. E pyetën:“Çfarë të preku?!” Musai a.s. u përgjigj:“Qaj, sepse nga populli i këtij djaloshi, qëu shpall profet pas meje, do të hyjnë nëXhenet më shumë sesa do të hynë ngapopulli im.” Vazhdoi fluturimi, për tëshkuar në qiellin e shtatë dhe për t’utakuar me Ibrahimin a.s. Ai e përshëndetiProfetin e ri a.s., i uroi mirëseardhjen dhee pohoi e pranoi atë si profet. Vazhdoingjitjen, deri sa u shfaq Sidretul Muntehadhe u duk madhërishëm Bejtul Ma’mur-i.Ai vazhdoi të ngjitej për të shkuar tekAllahu Krenar e i Lartësuar. Ai u afruapranë sa dy harqe apo edhe më afër. AtjeAllahu i shpalli robit të Vet atë që ishpalli. Allahu i Madhëruar e obligoi atëpër të falur pesëdhjetë namaze në ditë.Kur Profeti a.s. mori rrugën e kthimit ekaloi pranë Musait a.s., ai iu drejtua dukei thënë: “Për çfarë u urdhërove?” Profetia.s. tha; “U urdhërova të falempesëdhjetë herë.” – “Me siguri, umeti ytnuk ka për ta përballuar këtë detyrë,prandaj kthehu te Zoti yt, dhe kërkoi Atijlehtësim për të.” Profeti a.s, vështroi ngaXhibrili a.s. si për të kërkuar mendim dhepasi mori miratimin e tij me fjalët “Po,nëse dëshiron”, filluan ngjitjen derisashkuan tek Allahu Krenar e Madhështor.(Kështu është shprehur në disa rrugëtransmetimi të Buhariut). Allahu iLartësuar ia uli numrin e namazeve tëdetyruara me dhjetë më pak. Gjatëkthimit, ai kaloi te Musai a.s., i cili pasimori vesh për lehtësimin, përsëri i tha:“Kthehu te Zoti yt dhe kërkoi përsërilehtësim!” Kështu pra, vazhdoi Profetia.s. të lëvizë herë te Musai a.s. e herë teZoti i tij, derisa numri i namazeve tëdetyrueshme u ul në pesë. Musa a.s.përsëri këmbënguli që Profeti a.s. tëkërkonte lehtësim, por Profeti a.s. upërgjigj duke thënë: “Më vjen shumë turpnga Zoti im! Tani jam i kënaqur dhe idorëzohem plotësisht urdhrit të Tij. KurProfeti a.s. u largua, një zë u dëgjua tëthotë: “E çova në vend urdhrin Tim dheua lehtësova adhuruesve të Mi!” [Kyhadith gjendet te Buhariu, 6/217, 219, nëlibrin “Zanafilla e krijimit”, në kapitullin“Përmendja e melekeve”, si dhe në7/154, 168, kapitulli “Miraxhi”. GjithashtuMuslimi, 164, në librin “Imani”, kapitulli“Israja e Profetit drejt qiejve dhedetyrueshmëria e namazeve”. GjithashtuNesaiu, 1/217, në librin “Namazi”, nëkapitullin “Detyrueshmëria e namazit”.Gjithashtu imam Ahmedi, në librin“Musned”, 4/208 dhe 210, prej Enes IbnMalikut, transmetuar nga Malik IbnSa’sa’atu.] Shih Zad e l mead vëll

3

Në ç’gjendje e përjetoi Profetingjarjen e Israsë?

Është e vërtetë se Ibn Is’haku tregon seka marrë dëshmi që Aisheja dhe Muavijakanë thënë se Profeti a.s. e përjetoiudhëtimin e Israsë me shpirtin e tij, porpa u shkëputur prej trupit. Nga Hasan elBasriu përcillet e njëjta gjë. Megjithatë,këtu duhet të kuptohet se ka ndryshim tëmadh mes shprehjeve: “Isra-ja u përjetuanë gjumë” dhe: “Isra-ja u përjetua meshpirt”. Aisheja dhe Muauija nuk kanëthënë se Profeti a.s. ishte në gjumë, porse: “Isra-në e përjetoi me shpirtin e tij, paiu shkëputur shpirti prej trupit”. E pra, kadallim mes këtyre dy rasteve. Nuk kadyshim se ato që njeriu sheh në ëndërrmund të jenë gjëra që kapen me shqisa,por që paraqiten si shëmbëlltyra përndonjë koncept. Në gjumë njeriu mund tëshohë sikur ngjitet në qiell, sikur shkon nëMekë apo anë e kënd botës, por shpirti ikëtij njeriu as nuk ikën e as nuk vjen, pranuk lëviz nga vendi, por është meleku iëndrrave ai që ia shëmbëllen atij gjithçkaqë sheh e që përjeton. Kështu pra, ata qëthonë se Profeti a.s. u ngjit në qiell,ndahen në dy grupe. Një grup thotë qëProfeti a.s. u ngjit në qiell me trupin dheshpirtin e tij, ndërsa tjetri thotë që ai ungjit në qiell me shpirtin e tij, pa iushkëputur ky prej trupit. Këta të funditnuk synojnë me qëndrimin e tyre tëthonë se Profeti a.s. ishte në gjumë, porduan të pohojnë se Profeti a.s. e përjetoingjitjen me shpirtin e tij, me plotkuptimin e fjalës “ngjitje”. Ai e përjetoingjitjen në qiell njëlloj si atëherë kurshpirti do të ndahet nga trupi (nëmomentin e vdekjes), dhe dihet qëshpirti, pasi ndahet nga trupi (nëmomentin e vdekjes), ngjitet në qiell, dhei kalon ata njëri pas tjetrit. Kur mbërrinnë qiellin e shtatë, ai qëndron përparaAllahut të Madhëruar dhe Ai urdhëronçfarë dëshiron; pastaj zbret përsëri nëtokë. Megjithatë, ajo që përjetoi Profetia.s. me shpirtin e tij natën e Isra-së, ishtemë e plotë dhe e kompletuar sesa ajo qëpërjeton shpirti pasi ai del nga trupi (gjatëvdekjes). Gjithashtu, është më se ekuptueshme se një përjetim i tillëqëndron shumë më lart sesa përjetimi injë ëndrre. Ishtë normale që Profeti a.s.të përjetonte të tilla ngjarje tëjashtëzakonshme, sepse dhe qëllimi i tyreishte që ai t’ua përcillte ato si mrekullikrijesave të tjera. Kështu, përderisaProfeti a.s. përjetoi çarjen e gjoksit të tijndërkohë që ai ishte i gjallë, ivetëdijshëm, dhe nuk ndjeu dhimbje,ishte plotësisht e mundur që ai tëpërjetonte me shpirtin e tij, si i gjallë nëmënyrë të plotë, ato që shpirtrat e tëtjerëve i përjetojnë veçse pas vdekjes. Tëgjithë profetët e tjerë nuk e përjetuanngjitjen në qiell, veçse pas vdekjes sëtyre. Shpirtrat e tyre tashmë gjenden nëqiell dhe janë të ndarë nga trupat e tyre.Ndërsa Profeti a.s. ishte i gjallë dheshpirti i tij në momentin që përjetoi atoskena mahnitëse vazhdonte të ishte ilidhur me trupin e tij (pra jo i vdekur dhejo në gjumë). Ndërsa pas vdekjes së tij,shpirti i Profetit a.s. u ngjit për t’u prehurtek Allahu i Madhëruar së bashku meshpirtrat e profetëve të tjerë. Megjithatë,përsëri shpirti i tij vazhdon të ketëkontakte dhe lidhje me trupin e tij nëmomentin kur ne e përshendesim meselam. Allahu i Madhëruar ia kthen atijshpirtin, me qëllim që t’ia kthejë selaminatij që e përshëndet. Pikërisht për shkaktë kësaj lidhjeje që kanë shpirtrat eprofetëve me trupat e tyre, Profeti a.s. epa Musain a.s. duke u falur në varrin e tije më pas e pa atë të kthyer në vendin e tijnë qiell. Vendi dhe prehja e shpirtit tëMusait a.s. është në qiell, ashtu sikursevendi dhe prehja e trupit të tij është nëvarr, deri kur të vijë dita që shpirtrat tëkthehen përfundimisht dhe përjetësishtnë trupat e tyre. Kështu pra, Profeti a.s. epa Musain a.s. duke u falur në varrin e tijdhe e pa gjithashtu edhe në qiellin egjashtë. Edhe shpirti i Muhamedit a.s.prehet në më të lartin vend tek Allahu iLartësuar, ndërsa trupi i tij gjendet nëvarr. Kur dikush i jep atij selam, Allahu iMadhëruar ia kthen atij shpirtin, qëProfeti a.s. t’ia kthejë përshëndetjen, porshpirti i tij gjithmonë mbetet nëmbretërinë e lartësive. Nëse ndonjë nukmund ta kuptojë një gjë të tillë, le tëshohë diellin në lartësitë e tij dhe të gjejënjë lidhje me gjurmët që ai lë në tokë. Letë shohë se si nëpërmjet tij gëlon jeta nëtokë. E pra, çështja e shpirtit qëndron melart sesa ajo përmendëm. Shpirti ka njënatyrë të caktuar dhe trupi ka një natyrëtë caktuar. Ashtu sikurse zjarri që, edhepse digjet në vendin e vet, ai ndikon dhedjeg trupat që janë larg tij, ashtu edheshpirti ka një lidhje të caktuar me trupin,ndonëse kjo lidhje është shumë më endërlikuar dhe më e plotë se lidhja qëpërmendëm. Çështja e shpirtit ështëvërtet shumë më e ndërlikuar, shumë mëe koklavitur dhe shumë më e stërholluarse shembujt që u dhanë.

Ngjarja e Israsë ka ndodhur vetëm njëherë.

Musa Ibn Ukbe përcjell se Zuhri kathënë se Israja dhe Miraxhi i Profeti a.s.në Shtëpinë e Shenjtë dhe drejt qiejve,ndodhi një vit para nisjes së tij për nëMedinë. Ndërkohë, nga Ibn Abdul Beridhe të tjerë dëshmohet se kanë thënë qënga ngjarja e Israsë dhe Miraxhit e derinë emigrimin e Profetit a.s. kaluan një vite dy muaj. Pa dyshim që ngjarja e Israsëka ndodhur vetëm një herë të vetme,megjithëse është thënë se ka ndodhur dyherë: një herë kur Profeti a.s. ishte nëgjumë dhe një herë kur ishte zgjuar. Ataqë mbështesin këtë mendim duket sikurduan të harmonizojnë mes haditheve tëpërmendura dhe hadithit të Shurejk-ut,ku thuhet: “…dhe më pas, u zgjova”. Disatë tjerë thonë që Israja vërtet ka ndodhurdy herë, por bëjnë dallim nga të parët,duke thënë që një herë ndodhi parashpalljes së profetësisë dhe një herë pasiu shpall profetësia”. Edhe këta synuanharmonizimin e haditheve, sepse nëhadithin e Shurejk-ut thuhet: “Kjo ndodhipara se Profeti a.s. t’i zbriste Shpallja”, gjëqë nuk përmendet në hadithet etransmetuara nga të tjerë. Disa të tjerëthonë se kjo ngjarje është përsëritur triherë: një herë para Shpalljes dhe dy herëpas saj. Por të gjitha këto janë gjepuradhe tregues të një rruge të gabuar përharmonizimin e haditheve, rrugë të cilëne përdorin “të dobëtit”. Këta “të dobët”,sa herë që shohin ndonjë dëshmi qëpërmban në vetvete të dhëna që nukndodhen në variante të tjera tëtransmetimit, gjejnë si të vetmen rrugëharmonizimi dhe bashkimi mes hadithevetë sakta, mendimin se ngjarja ka ndodhurmë tepër se një herë, por ajo që është epakundërshtueshme mes dijetarëve tëhadithit është fakti i sigurt se Israja kandodhur vetëm një herë, dhe kjo pasiProfetit a.s. iu shpall profetësia. Sa çudime këta njerëz! Si është e mundur tëmendojnë se kjo ngjarje ka ndodhur mëshumë se një herë, kur në të përmendetfakti që Allahu i Madhëruar fillimisht ebëri të detyrueshëm namazin pesëdhjetëherë në ditë, pastaj ndodhën disa kthimetë Profetit a.s., derisa u bë pesë herë nëditë. Dhe së fundmi, Allahu i Madhëruarthotë: “E vendosa detyrën Time dhe ualehtësova adhuruesve të Mi”. Si kamundësi që kjo të përsëritej për herë tëdytë, duke filluar sërish me namazetpesëdhjetë herë në ditë, e pastaj numritë ulej dhjetë e nga dhjetë?! Hafizët ehadithit kanë gjykuar se Shurejku kagabuar në disa togje të tregimit tëIsrasë, ndërsa imam Muslimi e ka sjellëzinxhirin e këtij hadithi dhe pastaj kathënë që Shurejku ka shtuar, ka pakësuaretj., pa përmendur tekstin e hadithit.Allahu e mëshiroftë Muslimin për punëne tij të bukur! Shih Zad el mead vëll

3

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë