Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 26)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 26

وَآتِ ذَا الْقُرْبَىٰ حَقَّهُ وَالْمِسْكِينَ وَابْنَ السَّبِيلِ وَلَا تُبَذِّرْ تَبْذِيرًا 26 ٢٦

Epjuni të afërmve të drejtën e tyre (ashtu si jeni urdhëruar), të varfërit dhe udhëtarit (që ka ngelë në rrugë), por mos bën shpenzim të pavend. (26)

Tefsiri

Jepi të afërmit, të varfrit dhe udhëtarit të drejtën që i takon, por mos shpenzo tepër e më kot! -

Tregohu bamirës ndaj të afërmve e farefisit, qoftë duke kryer detyrimet ndaj tyre, qoftë duke i ndihmuar në mënyrë vullnetare. Këto detyrime e përgjegjësi janë në varësi të gjendjes, llojit të nevojave, afërsisë farefisnore dhe kohës se kur shfaqen këto nevoja. Gjithashtu, Allahu na urdhëron të plotësojmë edhe detyrimin ndaj nevojtarëve. Le t’u japim atyre zekatin ose sadakatë, që të plotësojnë nevojat që kanë. Po kështu edhe për udhëtarin që ka mbetur në mes të rrugës, larg vendit, pasurisë e të afërmve të tij. Për të gjitha këto kategori, Allahu na ka porositur që t’u japim ndihma materiale, por pa e dëmtuar pasurinë tonë. Ai thotë të shpenzojmë me masë, duke i dhënë secilit aq sa duhet, pa e tepruar, sepse teprimi dhe shpenzimet e kota janë të ndaluara. Allahu thotë për ata që e teprojnë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë