Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 27)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 27

إِنَّ الْمُبَذِّرِينَ كَانُوا إِخْوَانَ الشَّيَاطِينِ ۖ وَكَانَ الشَّيْطَانُ لِرَبِّهِ كَفُورًا 27 ٢٧

Shpenzuesit e pavend (batakçinjtë) me të vërtetë, janë vëllezërit e djallit, e djalli është mohues i (të mirave të) Zotit të tij. (27)

Tefsiri

Pa dyshim, ata që e teprojnë janë vëllezër të shejtanëve dhe shejtani është mohues i madh i Zotit të Tij. -

Shejtani i mallkuar na thërret veçse në vepra të ulta e të shëmtuara. Ai e nxit njeriun për koprraci. Nëse njeriu nuk i bindet, atëherë shejtani kthehet në ekstremin tjetër, duke e nxitur për të shpërdoruar. Ndërsa Allahu i Lartësuar urdhëron për vepra të drejta e dobiprurëse dhe për t’u pajisur me cilësi të lavdërueshme. Allahu i Madhëruar i përshkruan robërit e Tij duke thënë: “Janë ata që, kur shpenzojnë, nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.” [Furkan 67]. Pasi na urdhëroi të shpenzojmë për të afërmit, kur kemi mundësi materiale, Allahu na tregon se si duhet të sillemi kur nuk kemi mundësi t’i ndihojmë materialisht apo financiarisht:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë