Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 40)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 40

أَفَأَصْفَاكُمْ رَبُّكُمْ بِالْبَنِينَ وَاتَّخَذَ مِنَ الْمَلَائِكَةِ إِنَاثًا ۚ إِنَّكُمْ لَتَقُولُونَ قَوْلًا عَظِيمًا 40 ٤٠

A mos vallë Perëndia u ka dhuruar juve djem e (për Vete) ka marrë engjëjt për vajza? Ju, me të vërtetë, flisni fjalë të madhe (trillim të madh). (40)

Tefsiri
Ky është një mohim e qortim i fortë kundër atyre që shpifën se Allahu ka zgjedhur që disa prej krijesave të Tij të jenë bija të Tij. Ai u drejtohet këtyre trilluesve e mashtruesve, duke u thënë:

A mos ju dalloi Zoti juaj me djem e për vete zgjodhi melekë që ju i mendoni femra? -

Mos, vallë, ju dalloi ju, duke ju dhënë fëmijë meshkuj, që janë më të preferuar për ju, dhe për vete zgjodhi më pak të preferuarët, duke i bërë melekët femra?! Kështu pretendonin dhe shpifnin të paditurit, që melekët ishin femra dhe bija të Zotit. Por i Madhëruari ua hedh poshtë këtë, duke thënë:

Ju jeni duke thënë fjalë

(trillime)

, vërtet të mëdha. -

Me këto shpifje të shëmtuara, së pari, ju morët guximin të pretendonit se Zoti ka fëmijë, që do të thotë se ka nevojë për fëmijë edhe pse disa prej jush e quajnë mangësi pasjen e fëmijëve (siç bëjnë murgjit). Së dyti, pretenduat se Atij i takon lloji më pak i preferuar i fëmijëve, pra, femrat, ndërkohë që është Ai që ju ka bërë mirësi kur ju dhuron fëmijë meshkuj e femra. I Lartësuar qoftë Allahu nga shpifjet e trilluesve!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë