Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
انْظُرْ كَيْفَ ضَرَبُوا لَكَ الْأَمْثَالَ فَضَلُّوا فَلَا يَسْتَطِيعُونَ سَبِيلًا
Shiko çfarë shembuj të kanë mbathur ty, ata! Ata janë të humbur e nuk mund të gjejnë rrugën. (48)
Shih se si të veshin ty epitete
(i çmendur, poet, i magjepsur)! - Ata shpifin për ty gjërat më të shëmtuara. Ky është tregues i humbjes së tyre të largët, madje jo vetëm kaq, por këto shpifje u shndërruan në shkakun më të fortë për devijimin e tyre dhe një pengesë që ata të mos e gjejnë kurrë dritën e udhëzimit. Ata kurrë nuk mund ta gjejnë rrugën, sepse parimet e tyre janë shpifjet, trillimet dhe kokëfortësia për të mos u nënshtruar. Dihet se çdo gjë që ndërtohet mbi të kotën është e kotë, prandaj i Madhëruari thotë:Ata kanë humbur
(shumë larg)dhe nuk mund ta gjejnë Rrugën
(e Vërtetë). - Kurrë nuk mund ta gjejnë udhëzimin dhe dritën. Rruga e tyre është veç humbja dhe padrejtësia.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë