Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
رَبُّكُمْ أَعْلَمُ بِكُمْ ۖ إِنْ يَشَأْ يَرْحَمْكُمْ أَوْ إِنْ يَشَأْ يُعَذِّبْكُمْ ۚ وَمَا أَرْسَلْنَاكَ عَلَيْهِمْ وَكِيلًا
Zoti juaj ju njeh më së miri. Nëse don, Ai do t’ju mëshirojë juve, ose, nëse don, ju dënon. Na ty nuk të kemi dërguar përfaqësues tek ata. (54)
Zoti juaj di gjithçka për ju. -
Ai është më i ditur për ju, sesa ju për veten tuaj. Ai dëshiron veçse më të mirën për ju dhe ju urdhëron veçse për ato që janë në dobinë tuaj. Shpeshherë, ju mund të dëshironi diçka, por në fakt e mira është diçka krejt tjetër.Nëse do, Ai ju mëshiron dhe nëse do, Ai ju dënon. -
Zoti i jep sukses njeriut për të ndjekur rrugën e drejtë, i lehtëson atij çdo gjë për t'i hyrë rrugës së drejtë e për të fituar mëshirën e Tij. Ndërsa disa të tjerë, të cilët Ai e di që nuk e meritojnë udhëzimin, i lë në humbje, dhe kështu ata ndjekin rrugën e ndëshkimit.Ne nuk të kemi dërguar ty
(o Muhammed)si rojë mbi ta. -
Ti nuk je kujdestar i tyre dhe nuk ke përgjegjësi për veprimet e tyre. Ti nuk je përgjegjës për t’u dhënë shpërblimin atyre. Është Allahu që ka në dorë çështjet e tyre, dhe Ai do të japë shpërblimin për secilin. Ti je veçse një transmetues i qartë i së vërtetës së Zotit, që udhëzon për në rrugën e drejtë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë