Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 55)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 55

وَرَبُّكَ أَعْلَمُ بِمَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ وَلَقَدْ فَضَّلْنَا بَعْضَ النَّبِيِّينَ عَلَىٰ بَعْضٍ ۖ وَآتَيْنَا دَاوُودَ زَبُورًا 55 ٥٥

Dhe Zoti yt di më së miri për ata që gjenden në qiej dhe në Tokë; Na i kemi dekoruar disa pejgamberë ndaj disa të tjerëve dhe Dautit i kemi dhënë Zeburin. (55)

Tefsiri
Zoti yt di gjithçka për ato që janë në qiej e në Tokë. Ne i patëm dalluar disa profetë mbi të tjerët dhe Daudit i dhamë Zeburin. -

Allahu di për të gjitha krijesat në qiell e në Tokë. Çdokujt ka për t’i dhënë atë që meriton, ashtu siç e ka përcaktuar me urtësinë e Tij. Me diturinë e urtësinë e Tij, Ai ka vendosur dallime mes tyre si në aspektet fizike, ashtu edhe ato shpirtërore. Po kështu, Ai ka bërë dallime edhe mes profetëve, të cilët i bashkon fakti se janë transmetues të Shpalljes së Tij. Secilin nga ata Ai e ka dalluar me veçori të shumta. Secili nga ata dallohet për moralin e lartë e përshkrime të lavdërueshme, me punë e fjalë të mira. Ai i ka dalluar edhe në drejtim të pasuesve të tyre, të shumtë a të paktë. Disave prej tyre, Allahu i ka shpallur libra të mëdhenj, që përmbajnë ligje dhe norma të besimit të drejtë. Kështu Daudit i dhuroi Zeburin, librin e njohur. Atëherë, duke qenë se Allahu i Madhëruar dalloi shumë profetë më parë dhe disave prej tyre u dhuroi libër e shpallje të qartë, atëherë përse nuk e pranojnë mashtruesit e mohuesit faktin se edhe Muhamedit Allahu i Madhëruar i dhuroi Kur'anin dhe e bëri profet të zgjedhur?!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë