Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَإِذَا جَاءَ وَعْدُ أُولَاهُمَا بَعَثْنَا عَلَيْكُمْ عِبَادًا لَنَا أُولِي بَأْسٍ شَدِيدٍ فَجَاسُوا خِلَالَ الدِّيَارِ ۚ وَكَانَ وَعْدًا مَفْعُولًا
E, kur erdhi premtimi i parë prej atyre dyjave (ngatërresave), i dërguam kundër jush robërit Tanë, të fuqishëm luftëtarë, dhe u sollëm gjerë e gjatë nëpër tokën tuaj. Ky ishte premtimi i kryer (dënimi). (5)
çdo cep të vendit tuaj. Kështu u përmbush ai premtim. -
Kur erdhi koha për shkatërrimin e parë, Allahu thotë: "Ne dërguam kundër jush disa nga robërit Tanë...". Kjo do të thotë që Ai vendosi si ndëshkim për ta që të nxirrte disa njerëz, që ishin “luftëtarë të fuqishëm e të ashpër, të cilët e shkelën çdo cep të vendit tuaj." Ata ishin luftëtarë të guximshëm, të sprovuar e të armatosur rëndë, të cilët ju mposhtën e shpartalluan, ju robëruan fëmijët e morën pasuritë tuaja. Ata hynë në tempullin tuaj dhe e shkatërruan atë. Kështu ndodhi, sepse e kishit merituar. Dijetarët e tefsirit kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë ushtri shkatërimtare, por të gjithë janë unanimë se ata ishin mohues, pra, jobesimtarë. Disa thonë se ishin nga Iraku, të tjerë thonë se ishin nga Gadishulli Arabik. Allahu i Lartësuar bëri që ata t’i shpartallonin bijtë e Izraelit, të cilët e kishin tepruar me poshtërsitë dhe mosbindjen ndaj Zotit. Ata kishin braktisur një pjesë të madhe të Ligjit të Zotit dhe i kishin kaluar kufijtë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë