Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ قَالَ أَأَسْجُدُ لِمَنْ خَلَقْتَ طِينًا
(Përkujtoju atyre) kur u kemi thënë engjëjve: “Bëni sexhde Ademit!” Ata të gjithë i bënë sexhde, përpos Iblisit! Ai, ka thënë: “Vallë unë t’i bëj sexhde atij, të cilin Ti e ke krijuar nga balta?” (61)
Kur Ne u thamë melekëve: “Bëni sexhde për Ademin!”, ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. -
Allahu i Madhëruar i njofton robërit e Tij për armiqësinë e egër të Shejtanit të mallkuar dhe për luftën e tij për devijimin e tyre. Allahu na tregon se kur Ai krijoi Ademin dhe urdhëroi që të binin në sexhde para tij, Shejtani i mallkuar refuzoi t’i bindej urdhrit të Allahut. Ai tha me mendjemadhësi:Ai tha: “A të bie në sexhde para atij që Ti e krijove nga balta?!” –
Ai pretendonte se ishte më i mirë se njeriu, sepse ai vetë ishte krijuar prej zjarrit, ndërsa njeriu u krijua prej baltës. Sigurisht që ky lloj arsyetimi është i kotë dhe i gabuar në shumë aspekte, ashtu sikurse e kemi thënë më parë. Kur Iblisi e pa se Allahu i Madhëruar e nderoi dhe e dalloi Ademin (a.s), iu drejtua Zotit e tha:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë