Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 63)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 63

قَالَ اذْهَبْ فَمَنْ تَبِعَكَ مِنْهُمْ فَإِنَّ جَهَنَّمَ جَزَاؤُكُمْ جَزَاءً مَوْفُورًا 63 ٦٣

(Perëndia) tha: “Shko! E, (ty dhe) atyre që të pasojnë ty – nga pasardhësit e tij, me të vërtetë, xhehennemi është dënimi juaj – dënim i plotë. (63)

Tefsiri

Zoti tha: “Ik! Kushdo që të vjen pas, xhehenemi do të jetë shpërblimi juaj – një shpërblim i plotë.” -

Çdokush që e parapëlqen të Mallkuarin dhe e përzgjedh atë mbi Zotin, i Cili është i vetmi që kujdeset për krijesat, do të ketë këtë kërcënim. Ky ndëshkim është gati për ju, si shpërblim për punët dhe përzgjedhjen tuaj. Në vijim, Allahu i Madhëruar i thotë të Mallkuarit që të bëjë çdo gjë që ka mundësi, për të larguar njerëzit nga rruga e drejtë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë