Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 66)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 66

رَبُّكُمُ الَّذِي يُزْجِي لَكُمُ الْفُلْكَ فِي الْبَحْرِ لِتَبْتَغُوا مِنْ فَضْلِهِ ۚ إِنَّهُ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا 66 ٦٦

Zoti juaj është ai që e lëvizë anijen nëpër det për të kërkuar dhuntinë e Tij (Perëndisë). Ai, me të vërtetë, është mëshirues ndaj jush. (66)

Tefsiri
Është Zoti juaj Ai që mundësoi lundrimin e anijeve në det, që të kërkoni nga të mirat e Tij. Vërtet, Ai është Mëshirëplotë ndaj jush. -

Allahu i Madhëruar u përmend njerëzve anijet dhe të gjitha mjetet e lundrimit, që u ka lehtësuar atyre. Është i Madhëruari Ai që i ka mësuar dhe udhëzuar se si t’i krijojnë ato. Është Ai që i bart këto anije mbi dallgët e detit, që njerëzit të përfitojnë duke udhëtuar nëpër botë, por edhe duke transportuar sendet e tyre për tregti. Kjo është nga mëshira e madhe e Allahut për njerëzit. Përkujdesi i Allahut është i vazhdueshëm dhe i pandërprerë. Ai vazhdon t’u japë krijesave gjithçka që u sjell dobi dhe që ata e kërkojnë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë