Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقُلْ رَبِّ أَدْخِلْنِي مُدْخَلَ صِدْقٍ وَأَخْرِجْنِي مُخْرَجَ صِدْقٍ وَاجْعَلْ لِي مِنْ لَدُنْكَ سُلْطَانًا نَصِيرًا
Dhe, thuaj: “O Zoti im, më shpjerë Ti mua në një hyrje të kënaqur (në vdekje), dhe më nxjerr (ringjallem) në një dalje të kënaqur, dhe, më dhuro nga Ti fuqi, që do të më ndihmojë!” (80)
Dhe thuaj: “O Zoti im! Më fut në një vend të mirë (në Medine) dhe më nxirr
(prej Mekes)në mënyrë të ndershme...” -
Të gjitha hyrjet dhe daljet e mia bëji të mira! Bëji ato në emër të bindjes ndaj Teje dhe për kënaqësinë Tënde! Bëji ato të kryhen me sinqeritet, vetëm për kënaqësinë Tënde dhe sipas porosive e ligjeve të Tua!... dhe më dhuro nga ana Jote fuqi ndihmëtare
(kundër çdo armiku) - Më jep argument të qartë e të dukshëm, më jep fakte të prera në të gjitha çështjet me të cilat përballem. Kjo është gjendja më e mirë që mund të arrijë robi në lidhjen e tij me Zotin. Kjo është ajo gjendje kur të gjitha veprat e fjalët e tij janë mirësi dhe afruese tek Allahu i Madhëruar. Në këtë gjendje, në çdo çast robi do të jetë i mbështetur nga Zoti i tij me argument të qartë e të pakundërshtueshëm për të vërtetën që ai mëton. Sigurisht, kjo gjendje kërkon: së pari, që njeriu të jetë i pajisur me dije të dobishme dhe të jetojë sipas kësaj diturie; së dyti, që njeriu të ketë dituri të hollësishme rreth çështjeve të fesë dhe rreth argumenteve të Shpalljes.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë