Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 83)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 83

وَإِذَا أَنْعَمْنَا عَلَى الْإِنْسَانِ أَعْرَضَ وَنَأَىٰ بِجَانِبِهِ ۖ وَإِذَا مَسَّهُ الشَّرُّ كَانَ يَئُوسًا 83 ٨٣

E, kur Na i japim dhunti njeriut, ai shmanget dhe largohet anash, e kur e godet e keqja është i dëshpëruar. (83)

Tefsiri

Kur e begatojmë njeriun

(me të mira)

, ai prapësohet

(nga besimi)

dhe largohet

(nga Rruga e Drejtë). -

Kjo është natyra e njeriut, si krijesë e dobët, e prirur drejt injorancës dhe padrejtësisë. Përjashtim bëjnë vetëm ata që Allahu i Madhëruar i udhëzon. Kur Allahu e begaton me të mira, njeriu gëzohet, dhe e tepron me gëzimin e tij, duke u bërë arrogant. Kjo e bën atë që t’i kthejë shpinën e të largohet nga Zoti i tij: as nuk e kujton Atë e mirësitë e Tij dhe as nuk tregon mirënjohje për to.

Kur e godet e keqja, ai e humb shpresën. -

Kur atë e godet ndonjë sprovë, si për shembull sëmundje, e shikon atë pesimist të plotë, që nuk pret më asnjë të mirë. Kështu, Ai nuk shpreson më te Zoti i vet dhe mendon se halli në të cilin ndodhet do të vazhdojë përgjithmonë e nuk do të largohet prej tij. Por nuk janë kështu ata që Allahu i ka udhëzuar. Këta të zgjedhur dhe fatlumë, kur janë mes mirësive, nënshtrohen para Zotit të tyre, për t’i shprehur Atij mirënjohjen me adhurime e me vepra që Ai ka përcaktuar për këtë çështje. Ndërsa kur janë në sprovë e vështirësi, shpresojnë në shpëtimin dhe mëshirën e Allahut për t’ua larguar atë. Kjo ua lehtëson sprovat dhe u sjell qetësi e prehje, urtësi e maturi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë