Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 89)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 89

وَلَقَدْ صَرَّفْنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا الْقُرْآنِ مِنْ كُلِّ مَثَلٍ فَأَبَىٰ أَكْثَرُ النَّاسِ إِلَّا كُفُورًا 89 ٨٩

Na, në këtë Kur’an, u shpjegojmë njerëzve gjithfarë shembujsh, por shumica e njerëzve, kurrsesi nuk duan të besojnë. (89)

Tefsiri

Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur'an shembuj të çdo lloji, por shumica e njerëzve zgjedhin veçse mohimin. -

Ne kemi sjellë shumë këshilla dhe shembuj në Kur'an. Ne i kemi i përsëritur shpesh dhe në forma të ndryshme ato, që njerëzit t'i kujtojnë vazhdimisht dhe asnjëherë të mos i harrojnë. Kështu ata mund të kujdesen për të arritur devotshmërinë. Megjithatë, veçse një pakicë e vogël e tyre përfitojnë prej këtyre këshillave, të sjella bukur dhe të përsëritura aq shpesh në mënyrë të larmishme. Përfituesit janë veçse ata që u paraprin e mira dhe lumturia nga Zoti, ata që Allahu i ndihmon duke u dhënë udhëzimin e plotë. Ndërsa shumica e njerëzve refuzojnë. Ata i përgjigjen mirësisë më të madhe, Kur'anit dhe gjithë Shpalljes, me mosmirënjohje e refuzim.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë