Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 9)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 9

إِنَّ هَٰذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ وَيُبَشِّرُ الْمُؤْمِنِينَ الَّذِينَ يَعْمَلُونَ الصَّالِحَاتِ أَنَّ لَهُمْ أَجْرًا كَبِيرًا 9 ٩

Me të vërtetë, ky Kur’an udhëzon kah ajo që është më e drejtë dhe i sihariqon besimtarët që punojnë vepra të mira, se ata, me të vërtetë, do të kenë shpërblim të madh, (9)

Tefsiri
Allahu i Lartësuar na njofton për rëndësinë dhe madhështinë e Kur'anit, për faktin se:

Ky Kur’an

(madhështor)

udhëzon në rrugën më të drejtë... -

Kur'ani udhëzon tek më e drejta dhe më e përkryera, për sa u përket veprave dhe moralit. Ai që ndriçohet nga mësimet e Kur'anit do të jetë nga më të përkryerit dhe më të udhëzuarit në të gjitha aspektet dhe çështjet.

... dhe i përgëzon besimtarët që bëjnë vepra të mira se do të kenë një shpërblim të madh. -

Ata bëjnë punë të mira, qoftë të detyrueshme, qoftë vullnetare e të pëlqyeshme. Këta do të kenë një shpërblim të madh, të cilin Allahu e ka përgatitur për t’i nderuar në vendin e bujarisë së Tij. Askush nuk mund t’i përshkruajë ato mirësi, veç Zotit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë