Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَضَرَبْنَا عَلَىٰ آذَانِهِمْ فِي الْكَهْفِ سِنِينَ عَدَدًا
(Ua plotësuam lutjen e tyre) dhe ua kemi mbyllur veshët atyre (i vumë në gjumë) në shpellë për shumë vjet. (11)
Ne ua mbyllëm veshët
(i vumë në gjumë)në shpellë për shumë vite me radhë
(që të mos dëgjonin). - Allahu i Madhëruar i vuri në gjumë për një kohë shumë të gjatë: 309 vjet. Në këtë mënyrë, Allahu i Madhëruar ua ruajti zemrat nga frika dhe luhatjet dhe, nga ana tjetër, i ruajti ata nga populli zullumqar. Allahu i Madhëruar do ta bënte këtë ngjarje shenjë e argument të qartë për njerëzit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë