Sureja El-Kehf (Shpella — الكهف) (Ajet 13)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




18 El-Kehf(الكهف), Ajet 13

نَحْنُ نَقُصُّ عَلَيْكَ نَبَأَهُمْ بِالْحَقِّ ۚ إِنَّهُمْ فِتْيَةٌ آمَنُوا بِرَبِّهِمْ وَزِدْنَاهُمْ هُدًى 13 ١٣

Na po ta tregojmë ty historinë e tyre me tërë vërtetësinë e saj. Ata, ishin djelmoshat që besonin në Zotin e tyre, dhe Na ua kemi forcuar atyre drejtimin. (13)

Tefsiri

Ne po të tregojmë historinë e tyre me saktësi. -

Këtu fillon shtjellimi i historisë së tyre. Allahu ia tregon këtë ngjarje Profetit të Tij me vërtetësinë dhe saktësinë më të plotë. Nuk duhet të ekzistojë as dyshimi më i vogël rreth saktësisë dhe vërtetësisë me të cilën është treguar kjo histori në Kur’an.

Ata qenë djelmosha që kishin besuar në Zotin e tyre dhe Ne ua shtuam atyre udhëzimin. -

Allahu thotë se ata ishin ‘fitjetun’, pra, djem të rinj, dhe kjo fjalë (në arabisht) tregon se ata ishin më pak se dhjetë veta. Ata përshkruhen si besimtarë. Ata e besuan Allahun si Një e të vetëm. Ata ishin të vetmit besimtarë nga mesi i popullit të tyre. Allahu ua shpërbleu këtë besim dhe ua shtoi edhe më shumë udhëzimin në zemrat e tyre, duke e bërë atë të plotë, duke parë përkushtimin e tyre për të besuar. Këtë e bëri nëpërmjet diturisë së dobishme rreth Tij dhe veprave të mira sipas asaj diturie. I Madhëruari thotë: “Allahu ua shton udhëzimin atyre që ndjekin rrugën e Tij. Veprat e mira që mbesin, kanë shpërblim më të madh te Zoti yt dhe një përfundim më të mirë.” [Merjem 76].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë