Sureja El-Kehf (Shpella — الكهف) (Ajet 16)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




18 El-Kehf(الكهف), Ajet 16

وَإِذِ اعْتَزَلْتُمُوهُمْ وَمَا يَعْبُدُونَ إِلَّا اللَّهَ فَأْوُوا إِلَى الْكَهْفِ يَنْشُرْ لَكُمْ رَبُّكُمْ مِنْ رَحْمَتِهِ وَيُهَيِّئْ لَكُمْ مِنْ أَمْرِكُمْ مِرْفَقًا 16 ١٦

Kur t’i lëni ju ata (popullin tuaj) dhe atyre që iu luteshin ata, përveç Perëndisë – (i thanë njëri-tjetrit): “Strehohuni në shpellë, Zoti juaj do t’ju begatojë juve nga mëshira e Tij dhe do t’ju përgatisë për veprën tuaj, atë, nga e cila do të keni dobi”. (16)

Tefsiri

Përderisa jeni distancuar prej tyre dhe prej asaj që ata adhurojnë përveç Allahut, atëherë strehohuni në shpellë! -

Ata i thanë njëri-tjetrit: tashmë jemi larguar nga populli ynë dhe nga adhurimet e kota. Tani duhet të marrim masat për t’u ruajtur nga sherri i tyre, sepse nuk kemi mundësi për t’i luftuar ata apo për të jetuar mes tyre duke praktikuar lirisht fenë dhe besimin tonë. Atëherë, le të strehohemi në shpellë!Zoti juaj do t'ju dhurojë nga mëshira e Tij e gjerë dhe do t'jua lehtësojë çështjen tuaj dhe çdo gjë që është në dobinë tuaj. -

Dhe pikërisht për këtë u lutën më herët, kur thanë:“O Zoti ynë! Na dhuro mëshirë nga ana Jote dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!” Ata iu përgjëruan Zotit, duke treguar pafuqinë dhe dobësinë e tyre nga njëra anë dhe duke iu lutur Zotit që ta rregullojë gjendjen e tyre, nga ana tjetër. Ajo që ishte shumë e rëndësishme në gjithë këtë ngjarje, ishte siguria dhe bindja e plotë se Allahu do t’i ndihmonte dhe do t’ua jepte atë që kërkonin. Nuk ka dyshim se Allahu i mbuloi me mëshirën e Tij dhe ua lehtësoi çështjen. Ai ua ruajti fenë dhe shëndetin dhe i bëri simbol e model për të gjitha krijesat e Tij. Allahu bëri që ata të kujtohen gjithmonë për mirë, dhe kjo ishte nga mëshira e Tij për ta. Ai ua lehtësoi mënyrat për ruajtjen e besimit dhe jetës së tyre. Madje, edhe vendi ku do të flinin ishte jashtëzakonisht i ruajtur dhe i sigurt.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë