Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مَاكِثِينَ فِيهِ أَبَدًا
duke qëndruar në të (xhennet), përherë, (3)
në të cilin do të qëndrojnë përgjithmonë. -
Këto mirësi nuk kanë për t’u larguar asnjë çast nga këta fatlumë dhe ata kurrë nuk do të largohen e të mërziten prej tyre. Madje kënaqësitë dhe përjetimet lumturuese shtohen dhe bëhen edhe më të bukura çdo ditë që kalon në Xhenet. Kur’ani është përgëzues i besimtarëve për këto mirësi të pashembullta. Por që përgëzimi të jetë i vërtetë dhe i plotë, duhet që në këtë Libër të përmenden edhe ato vepra përmes të cilave arrihet shpërblimi dhe përgëzimi. Nuk ka dyshim që Kur’ani ka treguar me hollësi çdo punë të mirë përmes së cilës kënaqet Krijuesi, fitohet Xheneti dhe arrihen përgëzimet e shumta në të dyja jetët. Lum ai që përfiton nga thesaret dhe përgëzimet e këtij Libri!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë