Sureja El-Kehf (Shpella — الكهف) (Ajet 42)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




18 El-Kehf(الكهف), Ajet 42

وَأُحِيطَ بِثَمَرِهِ فَأَصْبَحَ يُقَلِّبُ كَفَّيْهِ عَلَىٰ مَا أَنْفَقَ فِيهَا وَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا وَيَقُولُ يَا لَيْتَنِي لَمْ أُشْرِكْ بِرَبِّي أَحَدًا 42 ٤٢

Dhe, u shkatërrua pasuria e tij (e mohuesit), e ai i rrihte duart e veta (nga pikëllimi), për atë që investoi në të, e atë që e punoi, ra për dhé, e thirri: “Ah! Sikur të mos i kisha bërë Zotit tim kurrfarë shoku!” (42)

Tefsiri

Dhe kopshtet e tij u shkatërruan vërtet. -

Kopshtet i goditi një ndëshkim përfshirës, që i shkatërroi plotësisht, me pemë, fruta e të gjitha. Dëshpërimi i pronarit të tyre qe shumë i madh.... Ai përplaste shuplakat për shpenzimet që kishte bërë në to. Ato u shkatërruan që në rrënjë, prandaj ai thoshte: “O i mjeri unë, sikur të mos i kisha bërë shok Zotit tim!” -

Ai u dëshpërua shumë, sepse kishte shpenzuar shumë në të, e tani ishte shkatërruar tërësisht. Ai ndjeu keqardhje edhe për veprimin e tij të keq, sepse tha: “O i mjeri unë, sikur të mos i kisha bërë shok Zotit tim!”

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë